TE REJA
10 arsye pse ushqimet e përditshmërisë tuaj, duhet t’i blini në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market

Askush nuk e vë në dyshim cilësinë e lartë të produkteve që tregtohen në rrjetin e dyqaneve “Neranxi”. Suksesi i markës vjen për shkak të cilësisë dhe sigurisë ushqimore e cila garantohet për faktin se çdo produkt importohet nga vendet e BE-së. Tashmë të gjithë e dinë se për një produkt të rrallë që është i vështirë të gjendet kudo, atë me siguri e gjen në dyqanet “Neranxi”, por këtë herë ne duam t’ju tërheqim vemendjen për ushqimet bazike, ato që ne përdorim në përditshmërinë tonë. Duke filluar nga mielli, vaji, sheqeri, makaronat, orizi, fasulet etj, çdo produkt e gjeni në rrjetin e dyqaneve “Neranxi”, në çdo cep të Shqipërisë si dhe në Kosovë. Më poshtë do ju rendisim 10 arsye pse ju duhet të zgjidhni produktet bazike, tek dyqanet “Neranxi”.



1. Mielli është i çertifikuar nga vendet e BE-së

Nëse flasim për miellin, ai gjen përdorim duke filluar nga buka dhe deri tek ëmbëlsirat. Mielli është në cilësi të lartë, kur ai ka sasinë e duhur të proteinave si dhe të gjitha vlerat e tjera ushqimore, të përcaktuara nga EFSA. Gjithashtu tek “Neranxi” mund të gjeni edhe miell pa gluten si dhe mikse të gatshme për të bërë bukë, ëmbëlsira etj. Përveç miellit të grurit, gjeni edhe miell misri, tërshëre, elbi, hikrre, kinoa, soje, gështenje, orizi, bio kamut, etj. Gjithashtu “Neranxi” ka ekskluzivitetin e firmës së famshme italiane, Italmill.



2. Vaj ulliri ekstra i virgjër, 100% i sigurtë

Ky vaj 100% i pastër, ka më pak se 1% acid oleik dhe ka shumë shije, ngjyrë dhe aromë të mirë. Pra praktikisht vaji ekstra i virgjër është vaji më i mirë. I shoqëruar me çertifikatën përkatëse, ky vaj gjendet në rrjetin e dyqaneve “Neranxi”. Gjithashtu mund të gjeni edhe alternativa të tjera vaji si vaj soje, kokosi, vaj bajamesh, argani, etj.



3. Orizi në të gjitha varietetet e tij, që të mos rrezikoni me oriz sintetik

A keni dëgjuar për orizin sintetik apo orizin e cilësisë së fundit ku me një makineri bashkohen mbeturina orizi dhe bëhen kokërr? Nuk janë legjenda, por të vërteta dhe tregu shqiptar nuk ka shpëtuar nga këto produkte të cilat janë të lira, me shumë fitime, por rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Nëse keni patur rastin të blini oriz që importon Kompania Neranxi, me siguri keni arritur të bëni diferencën edhe me sy të lirë, krahasuar me orizërat e tjerë që keni përdorur më parë. Orizi i të gjitha varieteteve që tregtohet tek “Neranxi”, është i cilësisë më të lartë, me shije dhe aromë të ndryshme, me vlera të larta ushqimore dhe i çertifikur nga EFSA pasi shitet në BE. Llojet e orizit janë të larmishme si: oriz basmati, paraboiled, oriz integral, oriz i kuq, i zi, i egër, oriz për sushi etj.


4. Sheqer po, por nga ai që blihet tek “Neranxi”

Edhe në këtë rast duhet bërë një zgjedhje e zgjuar. Thuhet se sheqernat e rafinuara bëjnë dëm për shëndetin dhe në fakt duhen konsumuar në mënyrë të moderuar, por imagjinoni nëse kësaj i bashkohet edhe fakti që produkti është i cilësisë së dobët? Atëherë dëmi në shëndet është shumë më i madh. Prandaj Kompania Neranxi, në vite ka përzgjedhur sheqerin më të mirë për përdorim në kafe apo çaj, por edhe për ëmbëlsira. Produkte që vijnë ngë vendet e BE-së, varietete nga më interesantet si: sheqer i bardhë nga panxhari i sheqerit, sheqeri kaf demerara, sheqer kane i u butë pasuruar me melasa, sheqer kokosi, sheqer panje, sheqer kaf light muscovado dhe ëmbëlsuesin natyral me zero kalori "Stevia". Këto lloje sheqeri janë në mënyrë absolute më të mirët, të cilët japin vetëm benefite në shëndetin tuaj dhe nuk e dëmtojnë atë. Pra besojmë jemi të qartë, ëmbëlsohuni, por me produktet “Neranxi”!


5. Me këtë cilësi dhe larmi, nuk do thuash më “Prapë Fasule?”

Ushqim i preferuar për shqiptarët, dikur dhe sot, por sot flitet nga të gjithë specialistët e ushqimit se fasulja është një ushqim i shkëlyer për shëndetin, pasi përmban proteinë bimore e cila zëvendëson edhe mishin dhe në shumë raste është ushqim më i shëndetshëm edhe se vetë mishi. Dhe për të evituar shprehjen e famshme “Prapë fasule?”, tek “Neranxi” do të gjeni shumë varietete, aq sa do ju duken çdo pjatë, një shije ndryshe. Nga fasulet e bardha, pllaqi, të kuqet, të zezat, jeshile mung, lima, borlotti pavoni etj. Fasulet vijnë nga kompani prestigjioze të vendeve të BE-së dhe janë të gjitha të cilësisë së parë.


6. Leguminozet e tjera, miniera proteinash

Ashtu si fasulet, tek dyqanet “Neranxi” gjeni legumize të llojeve të ndryshme. Do të gjeni thjerrëzat dhe kur të provoni varietetet që ofron “Neranxi”, nuk do t’i ndaheni më. Thjerrzat e verdha, jeshile dhe të kuqe, janë një dashuri me shikim të parë. Më pas vijnë bathët, mikset me legume dhe drithëra edhe ato gjithaq të shijshme, qiqrat e bardha apo të zeza, soja, quinoa, hikrra, amaranthi etj.


7. Makaronat edhe nga ato që respektojnë linjat

Ju e dini që italianët derdhin gjithë artin e tyre kulinar në një pjatë makarona! Por mund ta bëjmë edhe ne shqiptarët, sepse makaronat i kemi italiane, në cilësinë më të mirë, janë dhe integrale që nuk të shëndoshin, edhe pa gluten për intolerantët, por edhe me leguminoze nëse kërkon të ruash linjat ose je në kërkim të shijeve të reja. Erëzat, salcat dhe çdo gjë tjetër që do gjeni në dyqanet “Neranxi”, e bën një pjatë makarona, parajsën e atyre që dinë të shijojnë.


8. Salcat, për një recetë master chef-i

Mund të gatuash një super recetë, por nëse nuk ke salcën e duhur, nuk do marrësh rezultatin që pret. Ka mjeshtra në kuzhinë që dinë të bëjnë salca fantastike, në këtë rast lëndët e para për t’i përgatitur, i gjeni tek “Neranxi”, por edhe nëse doni salca të gatshme, gama është e gjerë dhe mundësia e zgjedhjeve është për të gjitha shijet. Nga marka prestigjoze italiane Robo, tek ajo d’Amico, salcat janë me të vërtetë një thesar në dyqanet “Neranxi”, madje dhe nëse kërkoni të eksperimentoni me receta të traditave të ndryshme kulinare si aziatike, meksikane etj.


9. “Mëngjesi si mbret” me produktet mbetërore tek “Neranxi”

Nëse e keni zakon të dilni nga shtëpia pa mëngjes, vetëm me një kafe, po bëni një gabim shumë të madh. Dyqanet “Neranxi” ofrojnë një gamë të jashtëzakonshme produktesh, për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm. Si fillim merrni cereale në lloje të ndryshme, mund ti përdorni me qumësht të zakonshëm, me qumësht bajamesh, kokosi apo soje nëse jeni intolerantë ndaj laktozës. Kornflekset janë fantastike, me përmbajtje të lartë vlerash ushqimore dhe fibra që ju mbajnë gjatë të ngopur. Një alternativë është edhe tërshëra apo muesli me fruta. Pastaj vjen mjalti, me shije nga më të ndryshmet pasi tek dyqanet “Neranxi”, gjeni linjën e famshme angleze të Rowse. Gjeni edhe mjaltin e manukës, farat e ndryshme (lini, kia, kungulli etj), çajrat bimore, kakako, çokollata por edhe superushqimet. Ne i listuam si ushqime mëngjesi, por padyshim që mund të konsumohen edhe në vakte të tjera, ose në mesvakte.


10. Erëzat dhe frutat e thata në cilësinë maksimale

Nëse kërkon të jetosh gjatë dhe shëndetshëm, sekreti qëndron tek përdorimi i erëzave si antioksidues të fuqishëm, por edhe si një nga produktet që i jep shije pjatave. Gjithashtu duhet të konsumoni fruta të thata, një minierë e vërtetë me vlera ushqimore, japin energji edhe në sasi të vogla dhe në të dyja rastet, garatoni një shëndet më të mirë, jeni më energjikë, më imunë ndaj sëmundjeve apo virozave të ndryshme. Tek dyqanet “Neranxi Organic Market” gjeni erëza nga e gjithë bota, me vlera të jashtëzakonshme si dhe frutat e thata të cilësisë më të mirë.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta