1.Smoothie anti-oksidant, me fruta pylli të ngrira dhe qumësht bajame.
Përbërësit:
1/3 filxhan qumësht bajame “Valsoia”
¼ kos i ulët në yndyrë, (preferohet kos soje)
½ banana
½ filxhan manaferrë e zezë e ngrirë
½ filxhan boronica të ngrira
½ filxhan manaferrë e kuqe e ngrirë
½ filxhan luleshtrydhe të ngrira
2 lugë gjelle tërshërë
1 lugë gjelle bajame
Përgatitja: përzieni në një mikser të gjithë përbërësit derisa të përftohet një masë homogjene, në fund dekorojeni me disa fruta, tërshërë dhe kokrra bajame.
2.Smoothie me bajame, arrë kokosi dhe pepita çokollate
Përbërësit:
150 ml qumësht bajame “Valsoia”
2 lugë gjelle bajame
2 lugë gjelle kakao pluhur
½ filxhan spinaq
2 lugë gjelle arrë kokosi
1 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje.
½ banane e prerë në gjysëm
½ filxhan kube akulli
Pepita çokollate, bajame dhe arrë kokosi për dekor.
Përgatitja: miksoni në blender të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë homogjene dhe në fund dekorojeni me pepita çokollate, bajame dhe arrë kokosi.
3.Smoothie vegan me gjalpë kikiriku, fara Kia dhe avokado.
Përbërësit:
½ filxhan qumësht bajame ‘Valsoia’
1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
1 filxhan spinaq
1 kokërr avokado
1 lugë gjelle fara Kia
½ banane të ngrirë
1 filxhan me kubik akulli
Përgatitja: përzieni të gjithë përbërësit së bashku deri sa të bëhet një masë homogjene, në fund dekorojeni me fruta dhe fara Kia.