Funksioni i duhur i zorrëve është i rëndësishëm për mirëqenien e të gjithë trupit: përveç mënyrës së duhur të të ushqyerit, e rëndësishme është gjetja se cilat janë ushqimet më të efektshme për të rregulluar largimin e mbeturinave nga trakti i zorrëve.
Një nga sëmundjet më të zakonshme, dhe sigurisht ndër më të bezdisshmet, është kapsllëku. Ndjenja e fryrjeve që vjen si pasojë e problemeve intestinale, ndikon negativisht në trup dhe përditshmërin tonë. Ekzistojnë disa mënyra se si mund të reduktojmë kapsllëkun, për shembull: duhet të përpiqemi për të ngrënë ngadalë, në këtë mënyrë lehtësojmë përpunimin e ushqimit gjatë procesit të tretjes, një tjetër mënyrë është konsumimi i ushqimit në mënyrë të rregullt, ju paraqesim 6 ushqime të cilat stimulojnë funksionin e mirë të zorrëve.
Ujë
Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të kapsllëkut. Është shumë e rëndësishme hidratimi i trupit për ti siguruar zorrëve sasinë e ujit të nevojshëm për përpunimin dhe asgjësimin e mbeturinave ushqimore.
Portokallet
Portokallet janë të pasura me fibra dhe lëngje. Pirja e një lëngu në mëngjes, siguron konsumin e nevojshme të fibrave për funksionimin e duhur të zorrët. Fibrat janë thelbësore për të parandaluar dhe luftuar kapsllëkun.
Kos
Probiotikët e përfshirë në nënproduktet e qumështit si kosin e bëjnë atë një pastrues të shkëlqyer natyral. Probiotikët janë të njohur për stimulimin e zorrëve.
Kumbullat e thata
Ajo ç’farë bëjnë kumbullat e thata, eshtë se janë një nga ushqimet më efektive laksative, dhe kanë përqëndrim të lartë fibrash, një gjë shumë e mirë kjo për funksionin e duhur të traktit të zorrëve.
Orizi integral
Orizi integral, ndryshe nga ai i përpunuar, është i pasur në fibra. Fibrat e orizit ndihmojnë zorrët të punojnë më mirë, ata luftojnë kapsllëkun dhe janë të pasura me minerale dhe vitamina të rëndësishme për trupin.
Spinaqi
Një tjetër ushqim që duhet të jetë pjesë e dietës anti-kapsllëk, është edhe spinaqi. Një pjatë me spinaq të zier i jep trupit një sasi prej 4 gram fibra. Gjithashtu spinaqi është i pasur me magnez, një mineral me potencial të lartë laksativ.