Gratë japoneze janë konsideruar ndër më të bukurat dhe elegante në botë. Në të 30-tat ato duken sikur janë 18, në të 40-tat duken sikur janë 25, dhe gjithashtu jetojnë më gjatë.
Ne kërkuam dhe gjetëm sekretet e dietës japoneze dhe mënyrën e jetesës, sepse kanë provuar të jenë mjaft të dobishme.
Një dietë e pasur dhe e balancuar
Ështe një keqkuptim që ndodh rëndom, kur thuhet se japonezët konsumojnë vetëm sushi – ushqimi i tyre është, në fakt, i ndryshëm. Ata preferojnë peshk, fruta deti, alga deti, perime, sojë, oriz, fruta, dhe çaj jeshil. Dieta japoneze është e gjithanshme dhe e balancuar, dhe është pothuajse e privuar nga kaloritë dhe ushqimet e pashëndetshme. Freskia dhe përshtatshmëria me sezonin janë të një rëndësie të madhe, ata zakonisht konsumojnë ato produkte që piqen në moment. Peshku sezonal është gjithashtu shumë i preferuar. Moti është një tjetër faktor i rëndësishëm: në dimër, japonezët, tradicionalisht konsumojnë mish, peshk, pije të ngrohta dhe supë, ndërsa në të nxehtin e verës ata preferojnë supa të ftohta, produkte deti, Ramen të ftohtë, dhe sallatë.
Metodat e gatimit
Mënyrat tradecionale të Gatimit Japonez janë: me zierje, pjekje në zgarë, zierje në avull ose skuqje në një tigan të veçantë me sa më pak vaj. Perimet në feta të holla janë një mënyrë e mirë që ato të duken bukur dhe mund të gatuhen më shpejt. Avantazhi i këtyre metodave është që ushqimet të ruajnë sa më shumë vlerat e tyre ushqyese. Lëngu i perimeve është një nga bazat më të njohura, i cila përdoret gjërësisht në shumë gatime. Gratë japoneze janë shumë të kujdesshëm me erëzat, duke u përpjekur shumë për të ruajtur vlerat dhe pamjen e ushqimit, pa ndikuar së tepërmi në stomak, mëlçi dhe veshka. Thelbi, esenca e kuzhinës japoneze është në theksimin e bukurisë natyrale, ngjyrave, dhe shijes.
Kultura e të ushqyerit
Të ushqyerit është gjithashtu një ritual në Japoni. Ata e konsumojnë ushqimin ngadalë, në copa të vogla, dhe porcionet janë të vogla. Ata përpiqen për të mbajtur shijen natyrale dhe pamjen e ushqimit, ndaj rrallë e dekorojnë atë. Gatime të ndryshme në të njëjtën pjatë janë një pamje jo e bukur, ku çdo ushqim duhet të ketë vendin e vet. Gjithashtu pjata nuk duhet të jetë e mbushur plotë deri në buzë. Duhet të bindemi që në këtë mënyrë nuk mund të konsumojmë tepër.
Oriz në vend të bukës
Orizi është një pjesë thelbësore e çdo vakti, është e gatuar veçanërisht pa kripë apo gjalpë. Gjithashtu, mungesa e ushqimeve me miell ndihmon të mbajnë format e tyre perfekte.
Mëngjesi është vakti kryesor i ditës
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës në Japoni. Është vakti i tyre kryesor, që përfshin disa ushqime: normalisht peshk, oriz, omletë, supë Miso, një pjatë soje me zarzavate, alga deti dhe çaj.
Nuk ka të ëmbla për ëmbëlsirë
Ëmbëlsira është një rast i rrallë, dhe zakonisht ka shumë pak. Japonezët kanë pikpamje shumë të ndryshme të ëmbëlsirave që ne bëjmë – nuk kanë kek apo krem gjalpi. Ata madje kanë akullore të përgatitura më orizi (Mochi). Ëmbëlsirat japoneze janë në përgjithësi të ulëta në yndyrë, sheqer dhe ndoshta jo të vërteta për shijet perëndimore. Megjithatë, ata nuk lënë asgjë të tepërt në barkun tuaj.
Tek dyqanet Neranxi do të gjeni shumë produkte japoneze si: Oriz për Sushi, Wasabi, Uthull Orizi, Salcë Soje, Xhinxher Turshi, Salcë Peshku, Vaj dhe Fara Susami, Pastë Miso, Sake, rrënje Bambuje etj.
E gjithë shija e frutave të thata
Përdoren në ëmbëlsira ose si një meze e lehtë ose vakt i plotë në kos për mëngjes. Frutat e thata përmbajnë një pasuri të substancave mbrojtëse, kryesisht sheqerna dhe fibra. Pra le ta shijojmë gjithë “energjinë” e tyre.
Kjo stinë na sjell më të mirat, këtë periudhë perveç të freskëtave ju propozojmë edhe të thatat si fiq, hurma arabie, kajsi, rrush të thatë, kumbulla etj, të cilat jo vetëm kënaqim shqisën e të shijuarit por edhe fitojmë vlera ushqyese prej tyre.
Të shijshme dhe ushqyese
Frutat e thata janë të çmuara jo vetëm për vlerat ushqyese dhe energjinë që na japin por edhe për efektin mbrojtës në lidhje me disa sëmundja. Konsumi i rregullt i hurmave të arabisë, rrushit të thatë dhe frutave të tjera të thata, së bashku me një dietë të pasur me legume dhe produkte të pasura me protein bimore, rrit mbrojtjen në organizëm kundrejt disa sëmundjeve degjenerative, fal prezencës së vitaminave dhe mineraleve me aktivitet antioksidant.
Rrushi i thatë
Ai përmban shumë pak yndyrë dhe për këtë arsye është i tretshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, është një produkti i cili fal shumë energji. Ai përmban sasi të larta të kalciumit, hekurit, fosforit dhe kaliumit. Para përdorimit gjithmonë duhet të lahen në ujë të ngrohtë në rastë se u është shtuar parafine dhe dioksid squfuri, pasi është e nevojshme pë konservimin e tyre.
Hurmat e arabisë
Ato janë frutat absolute të pasura me proteina dhe sheqerna, në këtë mënyrë përfaqësojnë një burim të vërtetë të jetesës për shumë njerëz. Vlerat ushqyese të hurmave, si rezultat i përmbajtjes së lartë të sheqerit, është shumë e lartë në energji.
Kumbullat e thata
Ato janë të dobishme në rastet e kapsllëkut, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe disa substancave të tretshme të pranishme në pulpë. Ata janë shumë të tretshëm dhe lehtësisht të asimilueshme. Kumbullat e thata nxisin diuresis, në sajë të përmbajtjes së lartë me kalium.
Kajsitë e thata
Ushtrojnë veprim laksativ për shkak të përmbajtjes së lartë fibra. Ata janë një “karburant” i shkëlqyer, i dobishëm kur ju keni nevojë për një rezervë të gatshme për energji, dhe një burim i rëndësishëm i beta-karotenit për shikim dhe lëkurë të shëndetshme.
Fiqtë e thatë
Ato përbëhen nga 80% ujë, ato përmbajnë shumë sheqer, celulozë, minerale dhe vitamina. Ata janë shumë energjike dhe përmbajnë sasi të mirë të hekurit dhe kalciumit. Ata kanë një efekt të butë laksativ.
Tek dyqanet Neranxi i gjeni të gjitha llojet e frutave të thata.