Ai është ushqimi i preferuar si tek të rriturit edhe tek fëmijët, është një zgjidhje për ata që nuk kanë oreks, sepse gjithmonë e konsumoni me qejf, por gjithashtu keni marrë një sasi energjie. Njihet ndryshe edhe si mëkati më i ëmbël i përhapur në stinën e verës, është e freskët, e ëmbël dhe me një pamje që të fton ta shijosh nga të gjithë pa dallim moshe. Mjafton të themi qe vetëm italianët shijojnë çdo vit më shumë se 360,000 ton rreth 6kg secili. Akullorja është konsideruar si një ushqim me vlera ushqyese të larta.
Kujdes nga yndyrnat dhe sheqernat:
Përbërësi bazë është qumështi, përbërësit e tjerë janë shtuar në mënyrë që të karakterizojnë shijen: të verdhat e vezëve, yndyra bimore, krem qumështi, sheqer, çokollatë apo fruta të gjithë duke i falur vlera ushqyese. Nga pikëpamja është pa dyshim plot proteina për shkak të përmbajtjes si, qumështi dhe vezë , përmbajtja në sheqer të thjesht e bënë atë një burim energjie i cili asimilohet menjëherë, por është një thikë me dy presa, sepse kur e konsumoni akulloren me stomakun bosh ajo shkakton rritje të glukozës në gjak duke sjell formimin e diabetit. E meta e saj më e madhe është fakti se ka përmbajtje të lartë të kalorive: 200-250 kalori për 100gr akullore me krem qumështi dhe 150-180 për akulloret me fruta, në praktikë një filxhan akullore është e barabartë me një pjatë makarona.
Karakteristikat ushqyese:
Ndër virtytet e akullores është fakti se ka përmbajtje të lartë kalciumi, në 100gr krem akullore përmban 185 miligram, gjithashtu siguron edhe vitamina A e cila në akulloret më fruta është më e pranishme. Tek sorbetot pikat e vlerave ushqyese është e ndryshme pasi ato përmbajnë lëngje frutash, uji dhe sheqer, dhe nuk kanë përmbajtje të qumështit, vezëve dhe as të yndyrnave. Kanë sasi të ulët kalorike, kanë përmbajtje vitaminash por nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për shkak të mungesës së yndyrnave dhe proteinave.