Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Arra, kikirikë dhe bajame, eliksiri i jetëgjatësisë

Mësohuni të konsumoni rreth 30 gr fruta të thata, si një roçister mes vakteve, duke rritur energjinë dhe jetëgjatësinë, siç pretendohet nga disa studime të bëra kohet e fundit.

Për disa kohë, shkencëtarët në mbarë botën janë veçanërisht të interesuar në gjetjen e atyre  ushqimeve  që mund të të zgjasin jetëgjatësinë. Dhe një përfitim të tillë mund ta marrim nga frutat e thata si: arrat, bajamet dhe kikirikët. Ky është konkluzioni i arritur kohët e fundit nga ekspertët e qendrave të ndryshme kërkimore amerikane dhe kineze, të cilët publikuan studimin e tyre në Jama International Medicine. Studimi  përfshinte më shumë se 200 mijë të rritur për një periudhë nga 5- 12 vjet. Studiuesit vunë re se konsumimi i vazhdueshëm i frutave të thata si arrat, kikirikët apo bajamet, ose vaj apo gjalpi i tyre, u shoqërua me një reduktim të ndjeshëm të vdekshmërisë me rreth (17-21%) dhe me uljen e problemeve kardiovaskulare me rreth (23-28%).

5-7 kokrra fruta të thata në ditë: një “investim” për të ardhmen e shëndetit tuaj.

Frutat e thata vajore janë një nga ushqimet më të vlerësuara thotë: Paul Simonetti  profesor i të ushqyerit në Departamentin e Shkencave të Ushqimit. një sasi prej 30 gr në ditë, 5-7 fruta të thata, arrini të merrni një  sasi të mirë të acideve yndyrore të pangopura, minerale si (kalium, bakër, fosfor, hekur, kalcium etj) dhe komponentë “bioaktivë” të rëndësishëm si anti-oksidantë dhe anti-plakje.

Po edhe frutave të thata si fiq, kajsi, kivi, molle etj. 

Frutat e thata janë një alternativë e shkëlqyer si një meze e lehtë midis  vakteve, pasi përmbajnë fibra, kripëra minerale, veçanërisht kalium, polifenole, por edhe fruktozë.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *