Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Arti i të ngrirave, disa këshilla për të mbajtur ushqimet gjatë dhe për të shmangur mbetjet

 

Një zgjidhje e shkëlqyer për të zgjatur  kohën e magazinimit të ushqimeve ,ngrirja është një metodë efikase dhe afatgjate për parandalimin e përhapjes së baktereve, është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla që do tu lejojnë  që ruajtja e ushqimit të bëhet  në mënyrë të drejtë duke ruajtur jo vetëm vlerat ushqyese por edhe aromën .

Dallimi midis ngrirjes  dhe ngrirja.

Shpesh të dy termat të bëjnë konfuz,  në këtë pike ju duhet të bëni disa “dallime”, për ngrirjen  e theksuar do të thotë një proçes i shpejtë i përshtatur në  temperature nën  -18 ° C dmth temperatur më e ulët. Kjo teknikë mund të kryhet  vetëm në nivel industrial dhe kërkon përdorimin e makinerive të posaçme. Ndërsa në të kundërt ngrirja  është formimi i disa kristaleve në përmasa të vogëla të cilat nuk ndryshojnë strukturën qelizore të ushqimit. Ngrirja është një metodë e ruajtjes  e cila kërkon një temperature  ndërmjet -6 ° C dhe -20 ° C,  për fat të keq kjo teknikë duke e ditur se nuk kryhet në  një periudhë kohe  të  shpejtë, shkakton formimin e  kristaleve të akullta të mëdha  të cilat  në mënyrë të pa shmangshme do të rezultojë thyerjen e qelizave. Kjo shpjegon pse, pas  shkrirjes ushqimet e huimbasin qëndrueshmërinë e tyre, por  pavarësisht nga  kjo, ushqimet e ngrira  siç duhet mund të jenë një ndihmes e madhe në kuzhinë .

Jo ushqimit:

Në përgjithësi, të gjitha  ushqimet mund të jenë të ngrira, por në disa raste është e preferueshme për tu shmangur si: patatet, ngrirja e tyre nuk është e rekomanduar për shkak se pas shkrirjes, janë pa shije. Mocarela, pas shkrirjes do të kenë një pamje tepër të  njomë krijon uji  e përshtatshme vetëm për gatime dhe jo si një vakt kryesor. Perimet, si  prsh. marulet dhe  çikoret, ata përshtaten shumë pak për këtë teknikë ruajtje  për shkak të pasurisë  së tyre me uj pas shkrirjes do të njomen. Frutat, nuk është e këshillueshme që ti nënshtrohen këtij trajtimi  për shkak të humbejes së përmbajtjes së lartë të ujit.

Po ushqimeve:

Janë disa ushqime të cilat mund të ngrijn lehtë si: buka, është e preferueshme ta presësh  atë në feta duke e vendosur në qese plastike në mënyrë që më pas të shkrijnë vetëm pjesët e nevojshme. Pica të coptuara apo fogaçe, është e preferueshme ngrirja e tyre  duke i mbështjellur me letër kushine (pelikola). Brumrat e freskët, para ruajtjes në frigorifer është e nevojshme të mbështjellen me letër kuzhine. Hurdhra, qepa, erëzat: të mbahen në ngrirje në qese të veçanta plastike  dhe  duhet të  përdoren pa pritur që ato të shkrijnë. Lëngjet e perimeve, mjaft efikase konservimi i tyre nëpër kavanozë  të vegjël dhe përdorimi i tyre i mëvonshëm në gatim. Brokoli, spinaq, lakër, panxhari: para ruajtjes së tyre në frigorifer duhet të kalojnë  në proçes të shkurtër  zierje.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *