Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Astma, rreziku rritet pa fruta dhe perime të  freskëta

Prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët

Ata që nuk kanë mundësi të konsumojnë rregullisht fruta dhe perime të freskëta apo ushqim të shëndetshëm, janë më të rrezikuar të vuajnë nga astma. Kjo është treguar nga një studim i paraqitur nga hulumtuesit e Kolegjit Amerikan  të Alergjis, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI) gjatë konferencën vjetore të shoqatës, e cila u mbajt më 10-14 nëntor në San Francisco (SHBA). Sipas autorëve, incidenca e sëmundjes është më lartë sidomos në mesin e fëmijëve që jetojnë në “shkretëtirat e ushqimit”, dmth në zonat urbane ku është e vështirë për të gjetur ushqime të freskëta apo të shëndetshme dhe me çmime të përballueshme. Është e vështirë që çdo fëmijë të konsumojë sasinë e duhur të frutave dhe perimeve të freskëta, shprehet Maripaz Morales, anëtare e  ACAAI dhe bashkë-autore e studimit, por fëmijët që jetojnë në shkretëtirën e ushqimit kanë një disavantazh edhe më të madh.

Studimi është kryer tek  2.043 fëmijë të moshës 6 deri në 18 vjeç. Ndër to, 57% jetonin në një distancë prej të paktën 800 metra nga një dyqan ushqimesh, ndërsa 10% ju  nevojitej të udhëtonin të paktën një kilometër e gjysmë për të arritur në dyqanin e parë të ushqimeve. Pas shqyrtimit të gjendjes shëndetësore, studiuesit arritën në përfundimin se fëmijët dhe adoleshentët që nuk konsumonin  fruta dhe perime të freskëta, kishin më shumë rrezik të vuanin nga astma, në krahasim me ata që konsumonin këto ushqime më  shpesh. 

Në  veçanti, studimi zbuloi se të rinjtë të cilët jetonin në shkretëtirat e ushqimit kishin 21% më shumë gjasa të vuanin nga  sëmundjet e frymëmarrjes, ndërsa përqindja u ndal në 17% të fëmijëve të cilët kishin konsum të lehtë në ushqim të freskët apo të shëndetshëm. Edhe në qoftë se mendohet se studime shtesë janë të nevojshme për të konfirmuar rezultatet, ekspertët theksojnë se ka disa prova që personat që ndjekin dieta të pasura me vitamina të caktuara janë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve të frymëmarrjes. Po ashtu ata theksojnë se nëse trupi nuk është duke marrë ushqyesit e mjaftueshëm, bëhet më i ndjeshëm ndaj sulmeve të viruseve dhe sëmundjeve respiratore që mund të shkaktojnë astmë.

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *