Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Bars me spirulina dhe fara Luledielli

Spirulina eshte anti-kancer, lufton shume semundje, duke qene nje antioksidant i fuqishem. Lufton anemine, forcon sistemin imunitar. I kthen gjallerine organizmit. Burimi i njohur me vitamina B12. Vitamina B12 eshte esenciale per metabolizmin e cdo qelize te trupit, prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe zhvillimin e indeve nervore te shendetshme.

Përbërësit:

2 e ½ filxhan tërshërë e gatuar pak

½ filxhan fara luledielli natyrale

të qëruara

½ filxhan fara kungulli natyrale

të qëruara

¼ filxhan arrë kokosi

2 lugë gjelle fara lini

2 lugë gjelle spirulina pluhur

1/3 filxhan vaj kokosi i shkrirë

1/3 filxhan gjalpë kikiriku

¾ luge çaji kripë e kuqe Hawaiane

1/3 filxhan shurup panje

 

Përgatitja:

1-Ngrohni furrën në 176 °C. Në një tepsi katrore 20 cm, vendosni letër furre, duke bërë  të mundur që letra e furrës të mbulojë edhe pjesët anësore të tepsise duke dalë jashtë saj, të krijojë imazhin e dorezave.

2- Kombinoni tërshërën, farat e lulediellit, dhe farat e kungullit në një tepsi. Piqini deri sa të lëshojnë aromën dhe të marrin pak ngjyrë, rreth 10 min, përziejini pas 5 min. Transferojeni përzierjen në një tas të madh, shtoni arrën e kokosit, farat e linit dhe spirulinën, përziejeni mirë.

3- Në një tigan të vogël hidhni vajin e kokosit të shkrirë, gjalpin e kikirikut dhe kripën, vendoseni në zierje, në zjarr mesatar duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni shurupin e panjës dhe hiqeni nga zjarri. Hidheni masën e përftuar tek perzierja me tërshërën, spirulinën dhe farat, përziejini mirë deri sa të kombinohen mirë me njëra-tjetrën, hidheni masën në tepsinë katrore 20 cm të përgatitur më parë bashkë me letrën e furrës, përhapeni masën njëtrajtësisht dhe vendoseni në ngrirje për rreth 1 orë.

4-me anë të letrës së furrës të vendosur në pjesët anësore e keni më të lehtë ta nxirrni masën nga tepsia, priteni në shirita 5 cm, shërbejini menjëhere ose mund ti mbështillni me membranë plastike dhe ti mbani në frigorifer.

 

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *