Përbërësit:
1 lugë çaji fara feneli
226 g biskota vafer me vanilje
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji kerri pluhur
¼ lugë çaji kripë
6 lugë gjelle gjalp pa kripë, i shkrirë, pak i ftohtë
Për mbushjen:
1 paketë xhelatinë pluhur ose 1 pako xhelatinë petë
1 e ½ filxhan qumësht 3.5 % yndyrë, i ndarë
3 lugë gjelle sheqer pluhur
½ vanilje burbon
1 e ½ filxhan pana
¾ filxhan sheqer kaf, të ndarë në 2 pjesë
⅛ lugë çaji baking powder
3 të verdha vezë të mëdha
2 lugë gjelle niseshte
3 lugë gjelle gjalpë i pakripur
1 lugë gjelle melasa
½ lugë çaji kripë
Krem pana i rrahur i pa ëmbëlsuar
½ filxhan kasjus i pjekur i kriposur i copëtuar
Përgatitja: Ngrohni furrën në 162°, piqni pak farat e fenelit në një tigan të vogël në zjarr të mesëm derisa të lëshojnë aromën karakteristike që ato kanë, për rreth 2 minuta, largojini nga zjarri dhe lërini të ftohen dhe grimcojini.
Hidhni biskotat në mikser, grimcojini imët (të jenë mjaftueshëm sa për dy filxhan), shtoni farat e fenelit, miellin, sheqerin, kerrin pluhur dhe kripën, miksojini së bashku deri sa të keni arritur një masë homogjene. Hidheni masën në formën e tartës, duke përdorur një filxhan shtypni në mënyrë të barabartë fundin e saj, piqeni per rreth 20-25 minuta, pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet.
Mbushja:
Vendosni xhelatinën në 2 lugë gjelle qumësht në një tas, lereni të qëndrojë për rreth 5-10min derisa të zbutet. Hidhni sheqerin pluhur në tigan, hiqni farat nga burboni i vaniljes dhe shtojeni në tigan, gatuajeni në ngrohje të mesme, përzieni herë pas here, deri sa sheqeri të shkrihet, lereni të ziej deri sa përzierja të marri ngjyrë karameli, rreth 3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe ngadalë shtoni kremin, përzierja do krijojë fllucka, përzieni derisa të largohen, rikthejeni në zjarr sërisht dhe shtoni ½ filxhan kaf dhe qumështin e mbetur. Vendoseni në zierje, duke e përzier vazhdimisht, derisa përzierja karamel të fillojë të nxjerri avull, rreth 2 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni sodën për pjekje, përzieni mirë deri sa të largoni flluckat. Përzieni të verdhat e vezve, niseshten, dhe ¼ filxhan sheqer kaf në një tas të mesëm. Përzieni gradualisht në gjysmën e përzierjes së karamelit të ngrohtë. Shtoni përzierjen e të verdhave të vezëve në përzierjen me karamel në një tigan të thellë dhe vendoseni në zierje në zjarr të mesëm, përzieni vazhdimisht, ulni temperaturën dhe lëreni të ziej, pa harruar ta përzieni deri sa të fillojë të trashet, 2 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtojeni në përzierjen me xhelatinë, gjalpë, melasë dhe kripë, deri sa gjalpi të shkrihet dhe përzierja të zbutet. Transferojeni mbushjen në një tas, lëreni të ftohet dhe të trashet pak për rreth 1 orë, përzieni herë pas here. Vetëm para se ta shërbeni mbusheni tartën me kremin e përgatitur dhe kasjus.