Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Çaj me fruta pylli për të mbajtur larg të ftohtin dhe sëmundjet

Çaj i mbushur me antioksidantë dhe vitaminë C. Përmban fruta pylli të egra, shumë i shëndetshem për organizmin, ndihmon në pastrimin e toksinave dhe enëve të gjakut.. Këto bimë përmbajmë shumë vitaminë C dhe antioksodantë që mbrojnë nga gripi sezonal, që e bëjnë çaj perfekt për çdo periudhë të vitit.

Frutat e pyllit janë unike në shije dhe vlera, por bashkimi i tyre, si gjithmonë sjell fuqinë maksimale për organizmin. Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoidë, një ndër antioksidantët më të fuqishëm që ekzistojnë.

Ato gjenden me shumicë në frutat e pyllit dhe janë përgjegjëse për pigmentin e zjarrtë të së kuqes, vjollcës ose blusë që karakterizon këto fruta. Studimet kanë zbuluar lidhje të forta mes flavonoidëve që gjenden tek boronicat me uljen e ndjeshme të rrezikut që i kanoset organizmit nga radikalet e lira.

Flavonoidët e ndihmojnë organizmin të jetë më i mbrojtur ndaj sëmundjeve. Ato neutralizojnë radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Prodhimi i këtyre substancave të rrezikshme shtohet kur ne ekspozohemi ndaj ndotjes, rrezatimeve, tymit të duhanit dhe pesticideve.

Fitoushqyesit që gjenden tek frutat e pyllit përmirësojnë komunikimin mes qelizave të trurit, një proçes që me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me fibër, por frutat e pyllit janë të veçanta. Pektina, lloji kryesor i fibrës që përmbajnë këto fruta është e tretshme. Ajo ngadalëson tretjen duke ju ndihmuar të qëndroni të ngopur për shumë kohë.

Frutat e pyllit janë një burim i mirë i vitaminës C, edhe ajo një antioksidant i fuqishëm dhe i dobishëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit dhe shërimin e plagëve. Frutat e pyllit janë të pasura me folat, ose siç njihet ndryshe vitamina B9 që gjendet natyralisht tek frutat, veçanërisht tek luleshtrydhet.

E gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market ne paketim 200 g

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *