Çaji me mente mund të jetë një ndihmë për personat të citët kanë probleme me kujtesën. Ky përfundim u vu në dukje nga studimi i përvitshëm i ‘Shoqatës Britanike të Psikologjisë’ në Nottingham, sipas të cilit për rifitimin dhe rifreskimin e kujtesës, mjafton vetëm një filxhan çaj me mente.
Studimi, i kryer në Universitetin Northumbria, ku u përfshinë 180 vullnetarë të ndarë në tre grupe. Pjesëmarrësit në grupin e parë konsumuan çaji me mente, grupi i dytë konsumuan çaji kamomili, ndërsa vullnetarët e grupit të tretë konsumuan thjeshtë ujë të ngrohtë. Pas konsumit, grupet ju nënshtruan një testi ku ju kërkua të plotësonin një pyetësor rreth gjëndjes në të cilën ato ndodheshin. Pas një ndërprerje prej njëzet minutash, ata iu nënshtruan një sërë testesh për të vlerësuar kujtimet e tyre dhe funksionet njohëse.
Nga përgjigjet dhe të dhënat e mbledhura, u zbulua se ata që kishin pirë çaji me mente, treguan një performancë të rëndësishme për kujtesën afatgjate, vigjilencë në punë dhe aftësitë njohëse më shumë sesa ata që kishin konsumuar çaji kamomili ose ujë të ngrohtë. Gjithashtu edhe çaji i kamomilit kishte efektet e tij qetësuese, ku ndikoj në rifitimin e kujtesës por me përqindje më të ulës se sa çaji me mente. Siç dëshmohet nga studiuesit, rezultatet e studimit konfirmojnë vetitë e dhëna bimore të këtyre dy llojeve të bimëve: nga njëra anë karakteristikat stimuluese -tonifikuese të mentes dhe nga ana tjetër vetitë qetësuese të kamomilit.