Pas martesës me Princin Harry të Anglisë ajo tashmë ka ndryshuar zakonet e përditshme, duke ju përtatatur axhendës mbretërore.
Ushqimet e preferuara të Meghan Markle
Meghan Markle është transparente për sa i përket regjimit të saj ushqimor, dhe shpesh i shpërndan këto receta dhe ushqime në blogun e saj “The Tig”. Dhe ndërsa ajo çmon dobitë e të konsumuarit të një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, e fejuara e princit Harry nuk ia mohon vetes një trajtimi të rastësishëm. Ja se ç’farë ajo konsumon në një ditë normale.
Meghan asnjëherë nuk e anashkalon mëngjesin:
Meghan gjithmonë e fillon ditën e saj me një mëngjes ushqyes. Vakti i saj i preferuar është tërshërë me banana ose fruta me mjaltë dhe polen, shoqëruar me një gotë me ujë të ngrohtë me limon. Si alternativë, ajo shijon një omletë me djathë, bimë aromatike dhe 1 fetë bukë e thekur.
Dreka është vakti i preferuar i Meghan:
Ne e duam mënyrën e të menduarit të Meghan! Ish ylli i Suits ka thënë njëherë: Unë gjithmonë shpresoj ta konsumoj drekën me njerëz, kështu që ne mund të ndajmë ushqimet kalorike. 36 vjeçarja thotë se zakonisht është më e uritur në drekë, kështu që mund ti gëzohet një vakti të rëndë, pasuar nga një darkë e lehtë. Dreka e saj e preferuar e cila e shijon shpesh here është sashimi ose sallatrat.
Edhe pse Meghan nuk ia mohon vetes rastin e konsumit të patateve të skuqura, ajo është shumë e vetëdijshme për shëndetin dhe zakonisht përpiqet të konsumojë një dietë gluten-free dhe vegane gjatë javës, pasi është vërenjtur një ndryshim në lëkurën e saj dhe në nivelet e energjisë. “unë përpiqem të ushqehem në mënyrë vegane gjatë javes dhe në fundjavë ndihem më fleksibël”-tregon ajo për Bes Health në 2015. Por në të njëjtën kohë, gjithçka është çeshtje ekuilibri. Sepse duke punuar jashtë siç bëj unë nuk dua të ndihem e privuar, mendojë se së dyti e bën këtë kur fillon të humbasësh gjërat. Nuk është vetem një dietë, por është një mënyrë e të ngrënit.
Ish aktorja e serialit Suits, dashuron lëngjet jeshile:
Meghan zakonisht pasditeve mundohet ta evitojë kafeinën, në vend të saj zgjedh lëngje jeshile të cilat rrisin energjinë. Duke folur për Today, ajo shpjegon: “është e thjeshtë të biesh në kurthin e nevojës për kafe veçanërisht kur ora arrin 4 pasdite. Por unë përziej mollë, kale, spinaq, limon, dhe xhinxher në lëngun tim Vitamix në mëngjes dhe e marr atë në punë, gjithmonë e kam parë këtë lëng si një stumulues të energjisë më shumë se sa një filxhan kafeje.
Meghan dashuron të gatuajë dhe të zbavitet
Darka e së dielës është një nga vaktet e preferuara të Meghan, dhe ajo dashuron të gatuajë një vakt të madh për të afërmit dhe të dashurin e saj. Jam një tifoze e darkës të së dielës. Nëse ne jemi duke ngrënë qingj në tavë, rosto ose një supë, ideja e mbledhjes së një vakti me të afërmit dhe miqtë në një të dielë më bën të ndihem më të qetë e të kënaqur, thotë ajo për “Today”. Mua më pëlqen të gatuaj ushqim të ngadaltë të dielave, si pulë në salcë me erëza të stilit Filipinez. Është kaq e thjeshtë: kombinoni së bashku hudhër, uthull vinegretë, ndoshta pak limon dhe lëreni pulën të marrë të gjithë aromën dhe shijen e erëzave.
Ajo nuk ia mohon vetes një gotë verë:
Edhe pse ajo nuk është pijedashëse, nuk do t’ja mohonte vetes një gotë me verë të vjetërsuar. Në fakt, një verë italiane e njohur me emrin “Tignanello” është frymëzimi i cili qëndron pas emrit të blogut të saj, The Tig, të cilin ajo e mbylli në 2017. Në një prononcim për revistën “Best Health” ajo tha: sigurisht që unë do ta pi një gotë me verë, është e shijshme dhe do ta shijoj atë. Bëni gjërat të cilat ju kënaqin por brenda arsyes. Njihni trupin tuaj dhe ç’farë funksionon mirë për ty dhe ju do të jeni mirë.
Ja çfarë konsumon në një ditë Meghan Markle
Ushqime organike
Meghan preferon produktet organike sezonale, kështu që boronica dhe limoni jo vetëm janë të shijshëm por edhe të shëndetshëm. Adhuron smoothie-t jeshile.
Mëngjesi
Meghan e fillon ditën me një tas smoothie me superushqime si: acai berry, qumësht bajame, banane, copa cokollate të zezë, granola, gjalp kikiriku dhe luleshtrydhe.
Dreka
Dreka është një kombinim Peshk –Tacos, kjo pjatë kaq e shijshme përfshin brënda saj salmon të pjekur, lakër, koriandër, tortilla chips, kuinoa, rukola të marinuara me salcë pikante dhe vinegretë.
Pasditja
Markle ka ndarë me ne atë që ajo pëlqen më shumë si snack: bajamet, për të ruajtur nivelet e energjisë veçanërisht gjatë kohës që ajo ishte në xhirimet e Suits, dhe tani që ajo ka një orar të ngjeshur si anëtare e familjes Mbretërore. Ajo madje preferon qumështin e bajames në smoothie-t e saj.
Darka
Si fillim porosis një gotë verë dhe e nis me një supë krem bizelesh dhe lulelakër. Meghan i dashuron pastat me fruta deti, kështu që një pjatë linguini me vongole, jalapeno dhe bukë të thekur janë perfekte. Si përfundim ëmbëlsira, e vetmja ëmbëlsirë që ajo konsumon një herë në javë është “Puding me Fara Kia” ndaj po ua prezantojmë recetën:
Përbërësit për pudingun
¼ filxhan fara kia
1 filxhan qumësht kokosi (ose bajame)
½ lugë gjelle mjaltë
Përgatitja: Miksojini të gjitha së bashku, lëreni një natë të plotë në frigorifer, kur ta konsumoni pasuroni shijen me fruta, fruta të thata ose fara.
Disa nga shqimet e preferuara të Meghan Markle i gjeni lehtësisht tek dyqanet e rrjetit Neranxi!