Aciditeti, baziciteti, pH neutral …nga lëngjet e stomakut, acidi, gjaku, neutral, çdo pjesë e trupit ka vlerën e saj të pH (shkallë e cila përcakton nivelin e aciditetit dhe bazës të një tretësire ujore).
Neutraliteti i lëngjeve të trupit është thelbësor për mirëqenien. Një ndryshim drejt aciditetit mund të sjell efekte të tilla si: lodhje, probleme me lëkurën, dëmtim të thonjve etj… stili i jetesës ndikon në ekuilibrin acid-bazë të organizmit: aktiviteti fizik intensiv, stresi, pagjumësia të gjitha këto aktivizojnë proçesin metabolitik i cili të çon drejtë acidozës. Një indeks i dobishëm i cili na ndihmon për të ditur nëse jemi në ekuilibër ose e kemi apo jo pH në urinë, verifikohet lehtësisht me anë të një letre-test të cilën mund ta blini në farmaci. Nëse vlera është më pak se 7 do të thotë se organizmi është i mbingarkuar me acid. Dhe ky është rasti për të ndërhyrë, dihet se disa ushqime kanë veprim acidifikues, ndërsa të tjerë, në të kundërt, janë alkalinizues.
Kur duhet?
Është një tip diete ideale për tu ndjekur disa herë në vit, uji është i nevojshëm për të lehtësuar sekretimin e acidit nëpërmjet lëkurës dhe veshkave, mundohuni të konsumoni sasi të larta lëngjësh në ditë, në mënyrë që të zvogëloni dëshirën për të ngrënë me tepri.
Uji është i nevojshëm
Për të lehtësuar sekretimin e acidit nëpërmjet organizmit, përpiquni të pini të paktën 1,2-2 litra ujë në ditë. Edhe cajrat gjithashtu janë shumë të mirë dhe hidratues. Të këshillueshëm sidomos para ngrënies: një mënyrë e mirë për të zvogëluar ndjenjën e urisë!
Ndihmon tretjen
Konsumojeni ushqimin ngadalë, mundohuni ta përtypni sa më shumë pasi ndihmon në lehtësimin e tretjes së ushqimit dhe trakti i zorrëve është më pak stresues duke rezultuar në një reduktim të acidozës. Konsumoni ushqime të tilla si perime të papërpunuara për drekë, konsumoni darka të lehta dhe të tretshme me fibra dhe proteina bimore.
E hënë
Mëngjesi: 100ml kos soje me 30g mel të zjerë, 1 filxhan luleshtrydhe
Dreka: 1 hamburger me bukë thekre (350g) me patate në avull, Sallatë mikse me fara luledielli
Darka: krem bizelesh me qepujka, çikore e pjekur e marinuar me lëng limoni dhe vaj ulliri ekstra të virgjër
E martë
Mëngjesi: ananas i shtrydhur me limon 30g bukë me miell thekre të thekur
Dreka: 100g tofu Valsoia në zgarë me rozmarinë. Sallatë mikse me rrënjë fasuleje dhe 10-12 kokrra bajame
Darka: Krem karrote me presh
Kroketa me mel dhe gjizë pa kripë
E mërkurë
Mëngjesi: 150ml qumësht bajame, 30g mel i zierë në avull
Dreka: 1 hamburger (100g) me miell thekre dhe bimë aromatike, Karrota të vogla dhe selino në avull,60g bukë integrale
Darka:Supë kremoze me bathë fava dhe majdanoz
E enjte
Mëngjesi: 100g kos soje, 1 banane e vogël dhe 1 kivi
Dreka: supë me makarona integrale (40g) bizele (200g) dhe manxuranë, sallatë mikse
Darka: krem perimesh pa patate dhe legume, tofu i tiganosur, kërpudha dhe spinaq me xhinxher dhe majdanoz.
Një caj me fara feneli për tretje të lehtë.
E premte
Mëngjesi: 150g kos soje me 30g mel, 1 filxhan manaferra
Dreka: Krem me bathë kukia dhe kopër 60g bukë integrale e thekur, sallatë me selino dhe fara luledielli dhe kungulli
Darka: 60 g kubik tempeh të marinuar me erëza, 250g patate dhe 250g karrota të ziera në avull
E shtunë
Mëngjesi: 150ml qumësht bajame me 30g mel të zier në avull, 1 kivi
Dreka: Mel me pesto bajamesh dhe fara pishe Sallatë mikse me rrënjë fasule
Darka: Krem qiqrash (100g) me trumëz, 40g kubik buke integrale të thekur, Lëpjetë me limon
E dielë
Mëngjesi: 150g kos soje, Një banane e vogël dhe 1 lugë gjelle boronicë Dreka: krem spinaqi me arrë moskat, çikore e zierë me lëng dhe lëkurë limoni
Darka: Sallatë kinoa me angjinare dhe limon, 60g bukë integrale, receta përkrah.
Tek dyqanet Neranxi do të gjeni shumë ushqime që ju mbajnë në formë dhe ju pastrojnë nga toksinat duke balancuar nivelin e pehashit në trup.