Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

DIETA SIRT – Dieta e gjenit të dobët: 8 ushqime të cilat djegin yndyrën

Provoni dietën e gjenit të dobët duke konsumuar ushqime Sirt, ushqimet që aktivizojnë sirtuinën, një grup gjenesh që stimulojnë metabolizmin, djegin yndyrën dhe ju bëjnë të humbisni peshë më shpejt.

Ka ardhur dieta që aktivizon “gjenin e dobët” për të humbur peshë dhe për të fituar gjithmonë formën fizike të dëshiruar, shëndet dhe mirëqenie. Është programi i ri i dy mjekëve dietologë  Aidan Goggins dhe Glen Matten, autorët e librit “Sirt, dieta e gjenit të dobët”.

Dieta bazohet në futjen e ushqimeve Sirt në dietën tonë. Cilat janë ato? Ushqime veçanërisht të pasura me ushqyes të veçantë të aftë për të aktivizuar të njëjtat gjene të dobësimit të stimuluar nga agjërimi.

Këto gjene janë sirtuina, të konsideruara si super-rregulluese të metabolizmit që ndikojnë në aftësinë tonë për të djegur yndyrë, humor dhe mekanizmat që rregullojnë jetëgjatësinë. Në fakt, që në javën e parë me dietën Sirt mund të humbisni mbi 3 kg pa u privuar nga ndonjë lloj ushqimi. Ushqimi i freskët dhe i shëndetshëm, lehtësisht i disponueshëm dhe i përshtatshëm për shijen tonë, që kombinohet me përbërës të tjerë, krijon gatime të shijshme: nga karkalecat e pjekur me vezë pikante, deri te makaronat me salmon të tymosur me tartuf ose çokollatë.

E kanë provuar tashmë dietën Sirt sportistët e njohur britanikë, si kampionia olimpike Ben Ainslie, boksieri Anthony Ogogo, dhe celebritetet si  Jodie Kidd, kuzhinieri Lorraine Pascale dhe këngëtarja Adele.

Këto janë tetë ushqimet e dietës Sirt që ju mund ti shtoni direkt në dietën tuaj dhe truket për të shfytëzuar në maksimum vlerat e tyre.

Speci djegës

Zgjidhni Specin djeges Cayenne sepse është sirtuina (klase proteinash, Sirtuinat rregullojnë rrugë të rëndësishme biologjike në baktere, arke dhe eukariote.) më e pasur dhe e përdorur për ti bërë pikante gatimet tuaja, së paku tri herë në javë. Kini kujdes, sepse ky lloj speci djegës është gjithashtu më shumë djegës se normali. Prandaj, në fillim përdorni vetëm gjysmën e sasisë së treguar në recetë dhe eliminoni farat.

Çokollata

Zgjidhni çokollatën me përqindje mbi 70% përmbajtje të kakaos dhe të patrajtuar me alkale, substanca që shërbejnë në reduktimin e aciditetit dhe që i japin ngjyrë më të theksuar të errët, por që reduktojnë flavonoidet e aktivizuara të sirtuines. Mund të konsumoni 3 kuadrate çokollatë në ditë pasi është e pasur me anti-oksidantë dhe ka një indeks të ulët glicemik.

Çaji jeshil

Përveç të mirave të panumërta mbi shëndetin, çaji jeshil ka edhe një efekt termogjenik, dmth rrit sasinë e energjisë që trupi djeg, duke kontribuar në humbjen e yndyrnave, por duke ruajtur muskujt. Zgjidhni varietetin Matcha dhe shtojini pak lëng limoni sepse përmirëson përthithjen e ushqyesve aktivë të sirtuinës.

Bimët aromatike

Shija dhe aroma e freskët të kujton selinonë, menten, borzilokun dhe majdanozin. Përdorni gjethet dhe kërcellin e grirë për të pasuruar suprat, gatimet e furrës, patatet, legumet dhe të skuqurat. Mund të përdorni farat e selinosë ti ruani në një kavanoz qelqi pasi janë jashtëzakonisht të pasura me kuercentinë, një aktivizues i mirë i sirtuinës.

Kafeja

Për të gjithë ata të cilët ndjekin dietët Sirt, pirja edhe e 4-5 filxhanë në ditë nuk përbën ndonjë problem, por ajo për të cilën duhet të keni kujdes është të mos përdorni sheqer. Pijeni pa sheqer, pa shtuar qumësht i cili redukton absorbimin e ushqyesve aktivizues të sirtuinës.

Vera e kuqe

Zgjidhni verën nga rrushi i kuq i llojit Pinot Nero, i cili përmban sasi më të lartë të resveratrolit sesa llojet e tjera, ndaj ndikon në aktivizim më të lartë të sirtuinës. Përveç pirjes së saj rreth një gotë në ditë (në darkë më mirë), meqënëse resveratroli e duron nxehtësinë, mund ta përdorni atë sa here që mundeni në kuzhinë.

Luleshtrydhet

Janë burimi më i rëndësishëm i aktivizimit të sirtuinës e quajtur fisetina. Shtoni luleshtrydhe të prera në feta në ujë natyral ose të gazuar për të krijuar një ujë Sirt të aromatizuar. Mbajeni në frigorifer për disa orë dhe pijeni si alternative e pijeve freskuese ose lëngjeve.

Arrat

Konsumoni çdo ditë tre kokrra arrë si snack ose shtojeni nëpër gatime të furrës ose në sallatra sepse kanë një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme, ku është demostruar se kanë një efekt pozitiv në reduktimin e kolesterolit të keq dhe sëmundjeve të metabolizmit.

 

Këto produkte i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *