Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Djathi Tofu, i pasur me proteina bimore është zgjidhja ideale për dieta dhe intolerantet ndaj laktozës

Djathi Tofu është ushqim i pasur me proteina, por i varfër me natrium, kolesterinë dhe kalori. Punohet në mënyrë të ngjashme si edhe djathërat e tjerë, por përbërësi kryesor i tij është soja.
Madje, ekspertët mjekësorë dhe nutricionistët mund të pajtohen që djathin Tofu ta radhisin në një prej ushqimeve më të shëndetshme.
Po ju zbulojmë disa përparësi shëndetësore të këtij produkti.
Njëra ndër përparësitë shëndetësore është se ky djathë është i përshtatshëm për çdo dietë. Ai do të sigurojë gjithë energjinë që i nevojitet trupit tuaj.
Veç kësaj, ka pak kalori dhe përmbajtje të ulët kolesterine dhe nuk përmban yndyra të ngopura.
Djathi Tofu ka aftësi të absorbojë mëlmesa dhe uthulla të ndryshme.
Nëse vendosni të gatuani djathë Tofu për të arritur shije më të mirë, eliminoni sa më shumë ujë nga soja.
Tofu është i pasur me proteina, hekur dhe kalcium. Përmban izoflavonoide bimore, të cilat janë treguar të efektshme në parandalimin e kancerit.
Djathi Tofu përmban tetë amino-thartira të rëndësishme të cilat nuk mund të sitentizohen nga bashkimet e tjera në organizmin e njeriut.
Qumështi dhe djathi i sojës përmbajnë një element që quhet ”genistein”. Prania e këtij elementi i jep produkteve të sojës përmbajtjen e kolagjenit për të cilën ne kemi nevojë.
Djath Tofu gjeni tek dyqanet Neranxi Organic Market në linjën e produkteve aziatike ne paketim 349 g.

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *