Fundjava është koha e përkryer për të pastruar frigoriferin nga toksinat, do t’ju ndihmojë të filloni mbarë muajt e pranverës.
Ndryshe nga ajo çfarë ofrojnë dietat klasike, nuk është e thënë se duhet të eliminojmë çdo gjë që përmban sheqer, yndyrë dhe karbohidrate. Duke pasur parasysh se Marsi është muaji ku dimri i hap rrugë pranverës – atëherë kjo është koha e duhur, për ta zbrazur dhe për ta pastruar. Pastaj shikoni me kujdes se çfarë keni nxjerrë jashtë tij dhe çfarë do zgjidhni si të përshtatshme për veten tuaj.
Ndani produktet në dy grupe: ato ushqime që do të dëshironit për të ngrënë dhe ato që pavarsisht gjithçkaje, nuk ju pëlqejnë më. Një sugjerim: produktet “light” apo filetot e gjelit të detit të paketuara nuk ju inspirojnë shumë, atëherë largojini nga frigoriferi. Frutat dhe perimet e freskëta, djathi, smoothie me fruta dhe vezët organike ndoshta do t’ ju duken më të përshtatshme. Në çdo rast rivendosni në frigorifer ato produkte që ju mendoni se janë të duhurat dhe bejini një foto për tu kujtuar që të mos i blini më ato çfarë ju mendoni se janë të panevojshme për ti bërë pjesë të dietës. Në këtë rast frigoriferi juaj do të jetë i mbushur plot me gjëra të mira dhe të shëndetshme, duke e ditur se do të jenë ushqimet e duhura që ju furnizojnë me energji. Duhet të jeni të vetëdijshëm se duhet të konsumoni ushqim vetëm atëherë kur keni vërtetë uri.