Aromatizuese, pasurojnë gatimet me shije dhe janë të çmuara në kuzhinë, dhe jo vetëm. Edhe qëndrat estetike kanë zbuluar vlerat e erëzave dhe i përdorin si përbërës në trajtimet e tyre. Flasim për xhinxherin, turmerikun, kanellën, specin djegës por edhe të shumë substancave të tjera, të pasuara me përbërës aktivë të dobishëm kundër shumë problemeve. Për shembull, në sajë të veprimit antioksidues, ato luftojnë plakjen e lëkurës, shpjegon Maria Teresa Lucheroni, dermatologe dhe eksperte në trajtimet natyrale. Vlen për tu përmendur fakti se aroma e tyre dhuron humor të mirë dhe mirëqenie. Ju mund të provoni “mirëqenien pikante” në një nga SPA-të që e ofrojnë këtë shërbim. Ose të eksperimentoni me recetat e DIY të sugjeruara nga ekspertja jonë.
Turmeriku kundër rrudhave
Kjo erëz me ngjyrë të artë, përmban vlera të dukshme kundër plakjes, dhe e përzierë me përbërës si miell qiqrash, argjilë e bardhë dhe vajra esencialë, dhuron një efekt lifting të menjëhershëm.
Në shtëpi
Përzieni në një tas, një lugë gjelle kos dhe një lugë gjelle turmerik. Shtoni disa pika lëng limoni dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe pastrojeni me ujë të bollshëm. Kjo maskë dhuron një impakt iluminues dhe të qartë, pastron lëkurën dhe parandalon formimin e rrudhave. Nëse keni lëkurë delikate mund të bëni një maskë ku të shtoni vaj jojoba dhe turmerik, është ushqyese dhe e lehtë.
Në SPA
Kjo erëz, prej shekujsh, është sekreti i bukurisë së grave Tailandeze. Përdoret për një ritual dedikuar fytyrës, e cila ndahet në 4 faza: pastrim, skrub, masazh dhe maska. Mund ta provoni ritualin tajlandez në shumë qëndra estetike ose edhe në shtëpi, zgjat rreth 1 orë.
Kanella energjizuese
Sipas aromaterapisë, kanella ka një efekt euforik në humor, përmirëson përqëndrimin dhe favorizon kreativitetin.
Në shtëpi
Nëse keni nevojë për një dozë energjie, nuk ka asgjë më të mirë se sa një skrub me aromë kanelle. Përzieni 2 lugë gjelle kripë fine integrale, 3 lugë gjelle vaj bajame ose ulliri, 2 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle kanellë. Përhape mbi lëkurën e lagur më parë, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm. Keni metabolizmin e ngadaltë? Masazhoni 3 pika vaj esencial kanelle në pleksusin diellor (është niveli i diaframës). Do të zgjoni organizmin e brëndshëm.
Në SPA
Një ndihmë e çmuar në momentet e lodhjes. Për shembull trupi lyhet me një shtresë të njomë me bazë argjile, mjalti, propolisi dhe kanelle, me efekt tonifikues. Pas aplikimit, një masazh energjik stimulon qarkullimin dhe forcon indet e lëkurës.
Xhinxheri dobësues
Kjo erëz ka një efekt termogjenik: kjo tregon se ndikon në rritjen e temperatures së trupit, duke favorizuar asgjesimin e e depozitave yndyrore.
Në shtëpi
Mbështillni 2 lugë çaji xhinxher pluhur në një garzë të trashë, duke e ruajtur në një qese, ngrohni gjysëm litër ujë, dhe para se të fillojë të ngrohet, zhyteni garzën dhe lëreni në infusion për rreth 20 minuta. Shtrydheni në mënyrë që uji të marri ngjyrë të verdhë floriri. Pastaj zhysni një cope dhe aplikojeni në zonat kritike, duke e përsëritur deri sa nga lëkura të zhduket e skuqura (zona e inflamuar).
Në SPA
Në qendrat estetike xhinxheri shpeshëherë është protagonist i një rituali me efekt dobësues. Aplikohet një baltë e pasur me vajra esenciale të cilat stimulojnë qarkullimin, pastaj masazhohet një masë djegie-yndyre e cila përmban xhinxherin.
Vanilja relaksuese
Aroma e ëmbël e kësaj erëze ka veti të panumërta dhe është e përshtatshme për stresin dhe pagjumësinë. Ka një efekt pozitiv mbi humorin dhe lufton urin nervore.
Në shtëpi
Për një dush me vanilje ju mjafton të tretni 10 pika vaj esencial vanilje në një lugë gjelle qumësht ose mjaltë, dhe ta shtoni përzierjen në ujë. Pas futjes në vaskë, për hidratimin e lëkurës mund të masazhoni një emulsim të përgatitur me përzierjen e 7 pika esencë vanilje në 100ml krem bazë ose 25ml vaj bimor.
Në SPA
Mund të futeni në një vaskë relaksuese me aromë vanilje. Pas banjos, aplikohet një maskë gjithmonë me bazë vanilje e cila e bën lëkurën të butë si mëndafsh, plotë shkëlqim e aromë. Trajtimi i cili zgjat rreth 1 orë, mbyllet me një masazh të gjatë.
Speci Djegës anti-celulit
Tepria e lëngjeve, si pasojë e mikro-qarkullimit të ngadaltë, është një nga shkaktarët e celulitit. Për këtë arsye speci djegës, i cili favorizon zgjerimin e enëve të gjakut, është një aleat kundër lëkurës së portokallit.
Në shtëpi
Hidhni në një tas 7 lugë argjilë jeshile, 1 lugë spec djegës pluhur dhe përziejeni me ujë dhe vaj ulliri, deri sa të keni përftuar një masë homogjene. Aplikojeni mbi lëkurën e thatë, mbulojeni me membranë plastike dhe lëreni të pushojë për rreth 30 minuta. Në fund, patrojeni me ujë të ngrohtë. Mund ta përsëritni trajtimin 2 herë në javë.
Në SPA
Në banjot termale, pas një skrubi me kripë dhe një masazhi pastrues, aplikohet një bazë me alga jeshile dhe spec djegës. Përzierja e përbërësve lufton mbjatjen hidrike dhe “dobëson” qelizat yndyrore.
Këto erëza magjike i gjeni lehtësisht në rrjetin e dyqaneve Neranxi.