Farat e Fenelit ose Kopra e Eger janë klasifikuar si një ndër bimët e shenjta për nga perfitimet konvencionale dhe një nga erëzat me te kërkuara të kuzhines Mesdhetare.
Farat e Fenelit përmbajnë antioksidante si kaempferol dhe quercetin të cilët eliminojne heqin radikalet e lira duke ofruar mbrojtje nga kanceri, infeksionet, plakja dhe sëmundjet neurologjike.
100 g fara të sigurojë 39,8 g fibra.
Pjesa më e madhe e këtij ushqimi është fibër, e
cila ndihmon sistemin e tretjes dhe duke lehtësuar gjendjen e kapsllëkut.
Farat e Fenelit janë burim i koncentruar i mineraleve si bakri, hekur, kalcium, kalium, mangan, selen, zink dhe magnez. Bakri është i nevojshëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Hekuri është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Zinku është një bashkëfaktor i shumë enzimave që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, prodhimin e spermës duke e bere nje ilac natyror dhe afrodiziak, tretjen dhe sintezat e acidit nukleik. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave të trupit dhe lëngjeve që ndihmon kontrollin e zemrës dhe
presionin e gjakut.
Këto fara të përdoruara si çaj apo si erëz në ushqim rrisin sekretimin e qumështit të gjirit, ose për lehtësimin e dhimbjeve të barkut tek foshnjat e porsalindura. Vaji i farave të Fenelit është përdorur për lehtësimin e kolitit dhe bronkitit.
Të mirat shëndetësore të Fenelit:
-Redukton simptomat e dispepsisë
-Vepron si laksativ dhe lehtësues i kapsllëkut
-Është i dobishëm në trajtimin e crregullimeve
të frymëmarrjes
– Lehtëson tretjen dhe kuron diarrenë
– Mban kolesterolin në nivele të shëndetshme
– Eliminon erën e keqe të gojës
– Redukton tensionin e lartë të gjakut
– Redukton rrezikun e kancerit të gjirit dhe mëlcisë
– Mbron sytë nga plakja e parakohshme dhe degjenerimi makular
– Forcon sistemin imun dhe kuron aneminë
– Efikas në trajtimin e Kolikut Renal
Fenel gjeni tek dyqanet Neranxi Organic Market.