Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Gripi përreth jush? Furnizohuni me flavanoide!

Kura e bazuar në antioksidantët natyrore ju mbron nga të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga bakteret dhe lagështia  tipike e kësaj periudhe. Keni probleme me frymëmarrjen, hundët e bllokuara dhe ndërkohë po ju ngrihet temperatura?

Atëherë duhet të ndërhyni me një kurë natyrale e cila duhet të ndiqet 2-3 ditë ose deri në shërim të plotë. Për të luftuar infeksionin si fillim duhet të furnizoheni me flavanoide, ato janë antioksidantë të veçantë të cilët shuajnë vatrat inflamatore dhe rrisin aftësinë natyrore të reagimit të trupit. Si duhet të veproni?

Në vend të kafesë provoni çajin me elikriso?

Në mëngjes evitoni kafen (e cila mund të përkeqësojë gjëndjen inflamatore) duke e zëvëndësuar me çaj elikriso, është bima e cila në rastin kur keni probleme me rrugët e frymëmarrjes ndihmon duke dhënë një efekt të menjëhershëm, vendosni në zierje një lugë të luleve elikrisos me një filxhan ujë, zieni për rreth 10 min, filtrojeni dhe pijeni.

Merrni kuercetin ?

Para se të konsumoni mëngjesin merrni rreth 400g kuercentin me një gotë të madhe uji, ajo  është një substancë natyrore e cila gjendet tek kokrrat e pemës së lisit, e cila forcon mushkëritë dhe qarkullimin. Kjo është një kurë e shkëlqyer nëse ju vuani nga sëmundjet bronkiale dhe të  mushkërive gjatë stinës së dimrit.

Pini çaj të kuq?

Mes mëngjesit dhe drekës zëvëndësojeni ushqimin që do konsumoni me një filxhan çaj të kuq dhe  shurup panje, Çaji i kuq rrit përgjigjen imune dhe qetëson membranat mukoze të acaruara. 

Në mbrëmje merni xhingo biloba?

Rreth njëzet minuta para se të bini për të fjetur merrni një sasi  prej 120 mg ekstrakt të thatë të xhingo biloba me një gotë ujë, shëron bronkospazmat, pastron mukozën nga  teprica e  qelizave të bardha të gjakut të prodhuara nga trupi gjatë infeksionit dhe  hollon gjakun.

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *