Gingerbread House – RECETA
Përbërësit:
1⁄2 filxhan sheqer Kaf Tate & Lyle
1⁄2 filxhan melasa
1 e 1⁄2 lugë çaj xhinxher
1 lugë çaj bahar
1 lugë çaj kanellë
1 lugë çaj karafil
2 lugë çaj baking soda
1⁄2 filxhan margarinë
1 kokërr vezë, e rrahur
3 e 1⁄2 filxhan miell pastiçerie
Përgatitja: në një tigan ngrohni sheqerin, melasën, xhinxherin, baharin, kanellën dhe karafilin, përzieni vazhdimisht gjatë kohës që merr valë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni baking soda dhe margarinën e shkrirë. Me një tel pasticerie rrihni vezën më pas shtoni miellin Tandoi. Punoni brumin mbi një sipërfaqe të pudrosur me miell. Ndajeni brumin në dy pjesë, mbështjelleni gjysmën me membranë plastike dhe lëreni menjanë. Hapni gjysmën e brumit me një okllai, pak më të hollë se 1⁄4 inç (6.35 mm), priteni me formën e gingerbread house dhe vendoseni të piqet në 160 °C në letër kuzhine për rreth 12 min, lëreni të ftohet mbi një mbajtëse teli. Shënim: duhet të bëni 6 pjesë për formimin e gingerbread house, 4 ansoret dhe 2 pjesë të çatisë. Pasi të jenë ftohur plotësisht ngjitini pjesët në ansore me krem akulli, pas ngjitjes mund ta dekoroni me pastë sheqeri dhe karamele shumëngjyrëshe sipas dëshirës.
Produktet për këtë recetë i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi per familjaret dhe tek Kompania Neranxi per profesionistet.