Më e mira është të mbahet nën kontroll sasia e kafeinës që merret çdo ditë. Kjo nuk është diçka e re, këtë gjë e konfirmon edhe EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore). Kafeina nuk është në fakt vetëm në kafe, por edhe në pijet si cola dhe pijet energjike. Por sa duhet konsumuar?
Kafeina është një substancë shumë e studiuar, por edhe shumë e diskutueshme. Ka efekt stimulues, është e vërtetë, por edhe të padëshirueshme (të tilla si shqetesime, dridhje, rrahje zemre, etj). Ashtu si çdo gjë tjetër, është e rëndësishme të mos teprohet, dhe të kufizohen dozat e marra çdo ditë. Por a është e vërtetë se mjaftojnë vetëm 4 kafe për të kapërcyer dozen e përditshme? Për ta zbuluar, provoni të përllogaritni (në varësi të moshës tuaj) se sa kafeinë merrni në ditë dhe zbuloni nëse ju jeni në mesin e atyre që e ekzagjerojnë ose jo.
Mendimi i EFSA: na jep një arsyetim
Përfundimet e arritura nga një studim i kohëve të fundit të EFSA, konfirmon pikërisht (sipas studimeve të disponueshme) atë që edhe ne mbështesim prej kohësh, faktet që ndryshojnë sipas moshës dhe kushteve të ndryshëm: një sasi prej 400 mg kafeinë e konsumuar në “harkun kohor të një dite’, nuk përbën problem për të rriturit e shëndetshëm, me përjashtim për gratë shtatzëna. Për këto të fundit është më mirë një sasi prej 200 mg nga të gjitha burimet e mundshme nga ku mund të merret kafeina. Po për të rinjtë? Studimet për të krijuar një dozë të sigurt të kafeinës tek të rinjtë janë ende të pakta. Megjithatë, është propozuar një konsumi ditor e cila nuk i kalon 3 mg për kg të peshës trupore.
Me pijet energjike dhe alkoolin.
Ndër aspektet kontroverse të kafeinës, ekziston edhe lidhja e saj me dy përbërës: taurina dhe glukorono delta-laktoniti, të përfshira në të ashtuquajturat pije energjike. Sipas studimeve të EFSA, këto komponentë, në përqëndrimet në të cilën ato janë zakonisht të pranishëm në pijet energjike, nuk ndërhyjnë me efektet e dhëna nga një dozë e vetme (deri në 200 mg) të kafeinës. Sa për marrëdhëniet mes kafeinës dhe alkoolit, studimet nuk kanë sqaruar ende ndërveprimet e mundshme.