Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Michele Bufano, Chef konsulent pranë Institutit Kulinar Neranxi. Sot do të gatuajmë Kasjus të kripura me tartuf.
Përbërësit
300 gr kasjus
2 të bardha veze temp. ambienti
3 lugë salcë tartufi
3 gr kripë
Rrahim të bardhat e vezëve në një planetare, hedhim kripë dhe më pas salcën e tartufit dhe përziejmë. Hedhim kasjus, i përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë 130 gradë për 40 min.
Ju kujtojmë se të gjithë përbërësit e këtij aperitivi mund t’i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market. Bashkë do të ritakohemi në receta të tjera.









