Basmati është një nga versionet më të mira të orizit në të gjithë botën. I kultivuar gjerësisht në ultësirat e Himalajeve, ky oriz është shumë i njohur për shijen e tij të veçantë dhe aromën. Basmati Zeeba është shumë cilësor dhe Kompania kujdeset që të grumbullojë vetëm cilësinë maksimale. Ai ka shumë shije dhe të jep idenë e ngopjes edhe nëse nuk e konsumon në sasi të madhe. Është shumë i mirë nëse gatuhet me zarzavade dhe mishëra të bardhë. Për të gjithë ata që pëlqejnë shijet e forta, mund të shoqërohet me salca soje dhe pure specash.
Metodat e zierjes së orizit basmati Zeeba janë dy:
– Mund të zihet me ujë të bollshëm ashtu siç bëjmë me makaronat, por që natyrisht nuk të krijon mundësinë që ta shijosh në maksimum si ushqim.
– Ndërsa zierja e dytë bëhet me sasi uji më të vogël të cilën orizi e thith gjatë zierjes. Kjo sasi është e shënuar edhe në ambalazh. Është mirë që të shërbehet i kriposur mirë dhe jo shumë i nxehtë.
– Në traditën inidiane ky oriz shërbehet edhe si kontorno për pjatanca me ushqime të ndryshme si mish dhe zarzavade. Por mund të përdoret ashtu si lindorët edhe në vend të bukës duke e zier vetëm me ujë dhe kripë ose në avull. Basmati përdoret shumë edhe në
sallatë.
Kompania Neranxi e disponon orizin Zeeba në disa versione dhe në pesha të ndryshme, për familjarë dhe biznese.