Përshëndetje! Jam Chef Gaetano La Mantia dhe ndodhemi në Kuzhinën e Familjes në Institutin Kulinar Neranxi. Sot do të gatuajmë krostatë me kafe me karamele të kripur dhe krem kafe.
Për këtë recetë duhet të përdorim këtë stampë dhe më pas përbërësit e mëposhtëm
Për pasta frolla:
Miell 260 g
Fecola patatesh 140 g
Sheqer pluhur 140 g
Gjalp 200 g
Të verdha vezësh 80 g
Pluhur kafeje 30 g
Për krokanten:
Pasta lajthie 100 g
Çokollatë fondente 100 g
Oriz sofiato 50 g
Për karamelen e kripur:
Sheqer semolato 185 g
Pana125 g
Gjalp 50 g
Ujë 10 ml
Glukozë 10 g
Kripë 2 g
Për kremin diplomatik të kafesë:
Qumësht 250 ml
Sheqer 70 g
Fecola 15 g
Miell 10 g
Të verdha vezësh 50 g
Caffè ekspres 3
Pana për tu rrahur 200 g
Përgatitja
Për përgatitjen e frolës, në një planetare hedhim 260 miell, 140 g fekola patatesh, 140 g sheqer pluhur, 200 g gjalp dhe 30 gr kafe pluhur ekspres. Pas 5 minutash rrahje hedhin të verdhat e vezëve dhe vazhdojmë edhe për 2 minuta.
Tashmë pasta frola është gati dhe mund ta punojmë në tavolinë për disa minuta. Brumin e hapur me petës e shtrijmë në stampë të lyer me vaj. Tani pjekim krostatën në furrë të parangrohur 170 gradë për 15 minuta.
Ndërkohë që krostata po piqet, përgatisim krokanten me 100 g oriz sofiato, 90 g çokollatë fondente Valrhona dhe 190 g pastë lajthie. I përziejmë.
Përgatisim karamelin e kripur duke përdorur 180 g sheqer semolato, 120 g pana e freskët, 50 g gjalp, 10 g glukozë, 10 ml ujë dhe e vendosim në qese pasticerie.
Për kremin diplomatik me kafe kemi përdorur 250 ml qumësht të pa skremuar, 70 g sheqer semolato, 50 g të verdha vezësh, 15 g fekola patatesh, 10 g miell, 2 kafe ekspres dhe 200 g pana e rrahur.
I vendosim të gjitha në një tenxhere dhe i ngrohim deri në 80 gradë. Kur ftohet e miksojmë me 200 g pana të rrahur. Tani vendosim mbi krostatën krokanten. Më pas vijojmë me karamelen e kripur.
Vijojmë më kremin diplomatik me kafe. Përfundojmë dekorimin me lajthi, kokrra kafeje dhe pak pluhur kafeje. Dhe ëmbëlsira është gati. Të gjithë përbërësit e kësaj recete mund t’i gjeni në rrjetin e dyqaneve “Neranxi Organic Market”.









