Ekziston një lloj urie e cila nuk varet nga stomaku, por nga emocionet që të shtyjnë për të marrë sa më shumë ushqim. Kjo situate nuk zgjidhet me kura medicinale.
Donatella shkruan: “Unë jam 29 vjeç dhe është një kohë e gjatë, shumë e gjatë, që vuaj nga uria emocionale. Kjo gjë më mërzit dhe më bezdis.
Kjo nuk është uri e vërtetë, por një problem psikologjik.
“Uri nervoze” zakonisht e kuptojmë si një impuls që të çon për të konsumuar ushqim në mënyrë të vazhdueshme pa ndërprerje. Kjo nuk është një uri e mekanizmave fiziologjike, por psikologjike. Nervozizmi manifestohet me një lloj dëshire, ekzagjerimi në sasi dhe cilësi jo të mirë të ushqimeve. Kur kjo lloj urie vjen, është e vështirë ta ndalojmë, por ka një zgjidhje, duhet të ndiqen tre rregulla të thjeshta.
- Duke kërkuar që ta ndaloni, e forconi më tepër urin nervoze.
Kur vuajmë nga uria nervoze, mundohemi të bëjmë të pamundurën duke kërkuar strategji për ta larguar këtë uri si: dietat ekstreme, ilaçet, teknika dhe terapi të ndryshme. Ka edhe nga ata të cilët arrijnë deri në përdorimin e lloje ilaçesh psikofarmaceotike të tilla si ilaçe kundër depresionit ose amfetamina. Kjo lloj zgjidhje është e gabuar pasi zgjidhja është e brëndshme, jo e jashtme (ushqim, ilaçe, teknika etj). Nuk duhet të përpiqemi në mijëra mënyra për ta ndaluar: ky lloj qëndrimi na mban larg nga zgjidhja!
- Prano dhe mbaj emocionet brenda vetes!
Donatella u bë e vetëdijshme nga dy elemente shumë të rëndësishme: së pari, uria nervoze vinte si pasojë e gjëndjes së saj emocionale kur ishte (e mërzitur, nervoze, e zemëruar), dhe së dyti kur uria nervoze vinte si një forcë që të “zotëron”. Kjo uri nervore vjen për të qetësuar gjendje emocionale të caktuara, për shkak se ndërgjegjja na thotë që ta fshehim ose ta qetësojmë këtë gjendje dhe drejtohemi tek ushqimi i tepruar. Atëherë duhet të dimë dhe të mundohemi të mbajmë nën kontroll emocionet dhe të mos konsumojmë ushqim të tepruar për ta qetësuar. Kur uria nervoze vjen, duhet të mundohemi ta largojmë atë prsh. të shkruajmë në një letër se si ndihemi brenda vetes.
- Transformon urinë në dëshirën për më tepër ushqim.
Ashtu siç duhet të mbajmë nën kontroll gjëndjen emocionale, duhet të dimë ta trajtojmë dhe ta kontrollojmë në mënyrën e duhur edhe urinë nervoze. Pasi nëse nuk e trajtojmë gjendjen emocionale, atëherë uria nervoze fillon të bëhet më e theksuar. Që ta largojmë këtë gjëndje, më e mira do të ishtë që në ato momente të shikonim një film, të lexonim ndonjë libër, të bënim shëtitje ose të komunikonim me ndonjë mik. Urinë nervoze mund ta luftojmë duke mbajtur nën kontroll gjëndjen emocionale.