Nëse gjatë shtatzënisë nënat marrin një sasi të konsiderueshme me ushqime të pasura me vitaminë D, të tilla si, peshk blu, vezë dhe produktet e qumështit, mund të zvogëlojnë rrezikun që fëmija të jetë alergjik. Ky përfundim ka ardhur nga një studim amerikan i “Icahn School of Medicine” e publikuar në revistën “Allergy and Clinical Immunology”. Në arritjen e këtyre përfundimeve, ekspertët monitoruar 1,248 nëna dhe fëmijët e tyre, nga tremujorit i parë i shtatzënisë deri në vitin e shtatë të moshës së fëmijës. Studimi gjeti se konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë D nga nënat gjatë shtatzënisë u shoqërua me një reduktim prej 20% të shfaqjes së alergjive tek fëmijët e moshës shkollore. Sipas studiuesve, ky studim mund të ndikojnë në këshillat ushqyese dhe rekomandimet për gratë shtatzëna, në mënyrë që ato të përfshijnë ushqime të pasura me vitaminë D në dietën e tyre gjatë shtatzënisë.
