Ditët e ftohta të dimrit kanë mbaruar dhe befas ja: qiellit të zymtë të dimrit. temperaturave të ftohta dhe ditëve të errëta të cilat mund të ndikojnë vërtet në gjëndjen tuaj u erdhi fundi.
A e dini se ndryshimi i ushqimit tuaj mund t’ju gëzojë? Është e vërtetë, disa ushqime me të vërtetë ju bëjnë të ndjeheni më të lumtur, me më shumë energji. Kështu që, përgatituni t’i thoni lamtumirë ditëve të zymta të dimrit!
Zymtësia e kohëve të ftohta të dimrit – çfarë e shkakton atë?
Të shkuarit në punë në një mëngjes akoma pa dale drita dhe kthimi në shtëpi në errësirë: është një shkak i çrregullimit afektiv sezonal – i njohur gjithashtu si rënia e energjisë ose depresioni dimëror – është mungesa e dritës së diellit. Kjo mund të çojë në prodhim më të ulët të hormonit të lumturisë, serotoninës. Gjithashtu, prodhimi i hormonit të gjumit, melatoninës, është më i lartë në dimër. Rezultati është që ne të ndjehemi dembelë, të lodhur dhe të pamotivuar.
Si mund të ndihmojmë në rritjen e energjisë dhe hormonit të lumturisë?
Lajmi i mirë: ka ushqime të ndryshme që mund të rrisin prodhimin e serotoninës në trupin tonë. Studimet kanë treguar që një nivel i ulët i serotoninës në gjak mund të ketë një efekt negativ në gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqimet e pasura me këtë hormon ju kënaqin natyrshëm. Por ka edhe përbërës të tjerë ushqimorë që mund të kenë këtë efekt.
Frutat me lëvozhgë
Arrat, lajthitë, kasjusi ose bajamet: arrorët janë një snack ideale për të ndriçuar gjendjen shpirtërore. Ato përmbajnë triptofane, një aminoacid i rëndësishëm për prodhimin e serotoninës.
Frutat e thata
Frutat e thata si hurmat e arabisë, kajsitë dhe fiku i thatë janë një mënyrë e shijshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Së bashku me triptofanin, ato kanë shumë magnez. Studimet konfirmojnë se përfshirja e mjaftueshme e magnezit në dietën tuaj përmirëson aftësinë tuaj për mundur stresin.
Tek dyqanet Neranxi Organik Market do të gjeni të gjitha llojet e frutave të thata, si dhe shume produkte të tjera të shijshme dhe të shendetshme për ti dhënë spunto energjisë dhe vitalitetit tuaj