Përshëndetje! Jam Chef Gianmarco Manni dhe ndodhemi në Kuzhinën e Familjes në Institutin Kulinar Neranxi. Sot do të gatuajmë një picë në tigan në dy mënyra.
Përbërësit janë: miell tip 1, miell tip 1 me embrion gruri, domate të qëruara Robo, vaj ulliri ekstra i virgjër Neranxi, mocarela Arla, baking powder, kripë, domate e freskët, sallatë e freskët, ujë.
1 kg miell dhe 600 ml ujë i përziejmë me shpejtësi të parë derisa të marrim një brum homogjen. Më pas e lëmë të pushojë për një orë në temperaturë ambienti.
Më pas shtojmë 3 gr maja, 200 ml ujë, në fund hedhim 25 gr kripë dhe 25 ml vaj ulliri. E punojmë brumin duke i bërë disaa palosje dhe e lëmë të pushojë në një enë për 30 minuta.
E ndajmë brumin në pjesë nga 350 gr topi dhe e lëmë të pushojë për 5-6 orë. Më pas në tepsi e shtypin me gishta dhe e lëmë të vijë për 2 orë të tjera. Më pas e pjekim për 20 minuta në temperaturë të lartë.
Hedhim sipër salcë domatesh dhe mocarela dhe e pjekim për 10 minuta. Ndërsa pjesën tjetër e mbushim me sallatë, domate dhe me përbërës të tjerë sipas dëshirës.
Të gjithë përbërësit e kësaj recete mund t’i gjeni në rrjetin e dyqaneve “Neranxi Organic Market”.
Për më shumë receta vizitoni kanalin tonë në Youtube, (kompania neranxi) dhe bëni subscride.









