Vlerat ushqyese të majdanozit mund të ndihmojnë të zhdukin disa baktere të këqija dhe të shkaktojnë sekretim të gjëndrave biliare të mëlçisë, gjë që ndihmon në shkrirjen e yndyrës, thotë Dr. Axe. Feneli vepron si një antispazmatik, lehtëson mpirjet, ngërçet. kuercentina në limon është një anti-inflamator super i efektshëm.
Përbërësit:
¼ filxhan majdanoz i grirë
1 lugë çaji fara feneli
1 e ¼ feta limoni, (eleminoni farat, pastrojeni limoni para se ta prisni në feta)
¼ lugë çaji mjaltë ose shurup panje
Përgatitja: Hidhni majdanozin dhe farat e fenelit në një tas. Shtrydhni limonin dhe shtoni fetat e limonit. Hidhni 250ml ujë të nxehtë, lëreni në infusion për rreth 5-10 minuta, kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni në temperaturën e ambjentit ose vendoseni në frigorifer për ta konsumuar të ftohtë.