Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

“Rhubarb”, kek me krem gjalpi

Keku Rhubarb është një kek me një mbushje raveni. Popullor në Mbretërinë e Bashkuar, ku raveni është kultivuar që nga viti 1600, dhe gjethet jane ngrënë që nga vitet 1700. Përveç ravenit të coptuar, ky kek pothuajse gjithmonë përmban një sasi të larte sheqerit që në rastin tonë e kemi zëvendësuar me mjaltë për ta bërë më të shendetshëm dhe  për të balancuar athtësine e bimës.

Përbërësit:

-½ filxhani vaj kokosi

-¾ filxhani mjaltë i papërpunuar

-8 vezë

-1 lugë gjelle lëng limoni + mjaftueshëm qumësht bajame për të bërë një gotë

-1 lugë gjelle vanilje vanilje

-1 lugë gjelle pluhur pjekës

-½ lugë gjelle kripë

-1 ¼ filxhanë arrë kokosi pluhur

-1 ¼ filxhanë niseshte

-3 filxhanë raven i copëtuar

Përgatitja:

Ndizni furrën në 350 gradë. Lyeni me vaj një tavë pjekje me përmasa 22×33 cm. Përzieni vajin e kokosit me mjaltin. Shtoni vezët dhe përziejini mirë së bashku në mikser, ose mund t’i përzieni ato dhe me dorë në një tas të madh. Kombinoni lëngun e limonit dhe qumështin e bajames në një tas të vogël të ndarë  dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Shtoni përzierjen e bajames dhe vaniljen në përzierjen e përgatitur me vezë. Shtoni më pas pluhurin pjekës, kripën, miellin e kokosit dhe niseshten në një tas dhe përzijeni mirë. Hidheni në tavën ku ndodhet raveni i copëtuar. (Në mënyrë opsionale mund të hidhni mjaltë sipër dhe fruta të thata të copëtuara). Futeni në furrë dhe piqeni për rreth 45-60 minuta, ose derisa thika të dalë e pastër pasi e ngulni në të.

Salca e kremit të gjalpit

Përbërësit:

2/3 filxhani gjalp

2/3 filxhani qumësht kokosi

¼-1/3 filxhani mjaltë

1 lugë gjelle vanilje ekstrakt

Përgatitja:

Në një enë për përgatitjen e salcës gatuani gjalpin, qumështin e kokosit dhe mjaltin në zjarr të ngadaltë, derisa të krijojnë homogjenitet. Pasi t’a hiqni nga zjarri shtoni vaniljen. Mund të shërbehen së bashku ose dhe të ndara.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *