Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Michele Bufano, Chef konsulent pranë Institutit Kulinar Neranxi. Sot do të gatuajmë Salmon në avull me sallatë mesdhetare.
Përbërësit për një porcion:
1 fileto salmoni i ngrirë (Neranxi)
2 domate
70 gr kastravec
40 g ullinj Taggiasca
1 lugë gjelle kaperi në uthull
Borzilok i freskët
Vaj Evo për shije
1/2 limon të freskët
1 thelpi hudhër
Kripë dhe piper për shije
20 g domate të verdha gjysmë të thara
Vendosim domatet në ujë të valuar me kripë për 40 sekonda dhe më pas në ujë me akull. Marinojmë salmonin me kripë me limon, piper, hudhër, borzilok i freskët, vaj ulliri dhe e lëmë 5-10 minuta.
Vendosim salmonin në avull. Ndajmë domatet në copa, shtojmë kastravecin, kaperin, ullinjtë, borzilok, lëkurë limoni, vaj ulliri, kripë, piper. E vendosim në pjatë së bashku me salmonin.
Ju kujtojmë se të gjithë përbërësit e kësaj recete mund t’i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market. Bashkë do të ritakohemi në receta të tjera.









