Për të rritur efektet e turmerikut, duke përmirësuar përthithjen e përbërësit aktiv ‘curcuminit’, kombinojeni me një majë luge piper të zi.
Përfitimet e këtij pluhur me një ngjyrë intensive të verdhë janë me të vërtetë të shumta: parandalon dhe redukton inflamacionin, forcon sistemin imunitar, është një mrekulli anti-plakje, pastron, ndihmon tretjen dhe kuron infeksionet. Mund të merret në versionin pluhur duke e bërë çaji, duke e shtuar nëpër receta dhe lëngje, mjafton vetëm një lugë çaji turmerik të shtuar në supra, oriz, perime dhe salcra, për të marrë dozën e nevojshme të përditshme të antioksidantëve.
Me pakëz piper, përthithni më mirë përbërësin aktiv të turmerikut ‘curcuminin’.
Para se përbërësit aktiv të turmerikut të absorbohen nga trupi, e mira është të ndiqen disa këshilla. Curcumini, në fakt, ka një biodisponibilitet të ulët, pra është e disponueshme vetëm në një pjesë minimale për trupin tonë, ku një pjesë e madhe largohet nëpërmjet urinës dhe feçes, pavarsisht nga sasia e marrë. Për të rritur biodisponibilitetin, turmeriku duhet te merret se bashku me ushqime yndyrore (curcumin është e tretshme në yndyrë), me piperin e zi (piperina nxit absorbimin e curcuminit), në një temperaturë më të lartë se e ambientit (gjithashtu nxehtësia rrit tretshmëria e curcuminit).
Shtoni turmerikun në supën e mbrëmjes.
Për të zbatuar këto këshilla në kuzhinë tuaj, ju këshillojmë të bëni këtë:
Shtoni turmerikun në sallara, supra (nevojitet të konsumohen të nxehta, për të nxitur më tej përthithjen e përbërësit aktiv curcuminit) të marinuar me vaj ulliri ekstra të virgjër, vaj lini ose gjalp ghee (gjalp i zier i miksuar me erëza).
Përgatitni një shtesë të cilën mund ta konsumoni në mëngjes me stomakun bosh: Merrni një lugë çaji vaj lini dhe shtoni gjysëm lugë çaji turmerik dhe një majë luge piper kokërr të grirë në momentë
.