Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Si të humbasim peshë në menopauzë

Ndiqni këshillat e duhura dhe gjeni peshën tuaj ideale!

Humbja e peshës në menopauzë është e lehtë, mjafton të respektoni disa rregulla dietike dhe mbi të gjitha të shmangni akumulimin e dhjamit, për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe degjenerative.

Humbja e peshës në menopauzë: më e lehtë nga sa mendoni

Menopauza është një gjendje fiziologjike në jetën e një gruaje dhe ndryshe nga sa mendojnë shumë, nuk është aspak e vërtetë që lidhet gjithmonë me shtimin në peshë. Sidoqoftë, në disa raste, lidhja midis stresit hormonal dhe një stili jetese të gabuar, mund të favorizojë një akumulim të dhjamit rreth barkut edhe pa u rritur pesha e përgjithshme. Për të humbur peshë në menopauzë, mjafton të ndiqni disa masa paraprake në mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit.

Shkaqet e rritjes së perimetrit të belit

Faktorët që përcaktojnë rritjen e vëllimit të dhjamit pas menopauzës, janë kryesisht tre:

  • Komponenti trashëgues
  • Një mënyrë jetese e gabuar
  • Ndryshimet hormonale tipike për këtë periudhë

Gjatë menopauzës prodhimi i estrogjenit zvogëlohet, ndërsa raporti midis androgjenëve (hormonet mashkullore të pranishme në sasi të vogla tek gratë) dhe estrogjeneve rritet; ky ndryshim shoqërohet me rritjen e indit dhjamor në menopauzë. Disa studime tregojnë gjithashtu se ulja e niveleve të estrogjenit gjatë menopauzës, çon në një rritje të nivelit të kortizolit, një hormon që favorizon akumulimin e yndyrës në bark.

Rëndësia e një jetese të shëndetshme në menopauzë

Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ushqimi i duhur, mund të zvogëlojnë dhe parandalojnë të gjitha ndryshimet tipike të menopauzës, të tilla si afshet, djersitjet gjatë natës, thatësia vaginale, humbja e energjisë dhe dëshira seksuale dhe ndryshimet e papritura të humorit. Ato gjithashtu mund të parandalojnë osteoporozën, të mbrojnë kundër rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe shfaqjes së tumoreve, të zvogëlojnë ngurtësimin dhe dhimbjen e kyçeve, të kontrollojnë peshën e trupit dhe të përmirësojnë efikasitetin mendor, duke ngadalësuar procesin e plakjes.

 

Për të humbur peshë shpejt në menopauzë, bëni këtë!

Udhëzimet kryesore për humbjen e peshës në menopauzë në mënyrë të përmbledhur:

Ndiqni një dietë të larmishme: çdo grup ushqimor ka një rol të saktë për shëndetin tonë, prandaj nuk duhet asgjë të eliminohet kurrë plotësisht. Në veçanti, është mirë të rritet konsumi i ushqimeve të pasura me kalcium (qumësht dhe derivate).

Hani gjithmonë mëngjes dhe dy vakte në ditë, plus ndoshta dy mesvakte me kalori të ulët dhe me pak yndyrë.

Makaronat dhe buka duhet të merren çdo ditë pa e ekzagjeruar në sasi. Preferohet të zgjidhni ato integrale me indeks të ulët glicemik.

Konsumoni fruta dhe perime çdo ditë, ushqime të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina, provitamina dhe kripëra minerale dhe peshk (sidomos peshku blu) të paktën 2-3 herë në javë, sepse është i pasur me vitamina.

Preferoni vaj ulliri ekstra të virgjër të papërpunuar.

Zvogëloni sasinë e kripës dhe zgjidhni kripë të jodizuar, ose shijoni pjatat me erëza.

Rritni aktivitetin fizik: duhet të bëhet zakon i përditshëm, çdo lloj lëvizjeje është e dobishme: ngjitja e shkallëve, ecja e shpejtë, gjimnastikë e butë, etj.

Në rast të marrjes së pamjaftueshme të kalciumit dhe/ose mungesës së vitaminës D, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj për plotësimin e mundshëm me suplemente.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *