Përshëndetje! Takohemi në emisionin e dytë “Korrieri i Shëndetit” dhe sot do ju flasim për një produkt shumë të rëndësishëm dhe shumë të diskutuar siç është mishi. Sa herë kemi pyetur shitësin nëse mishi është bio, a ka hormone, sa i freskët është? Dhe pikërisht për të gjithë këto arsye dhe pasiguri, Kompania Neranxi tashmë ka sjellë një gamë të gjerë të produkteve të mishit nga vendet e BE, për Horeca dhe konsumatorin familjar. Po çfarë do të thotë të sjellësh nga vendet e BE produkte mishi? Ku e bazojnë ata sigurinë dhe mbi çfarë kriteresh? Për këto dhe pyetje të tjera ne kemi ftuar profesor Kapllan Sulaj.
– Profesor mirë se erdhët! Çfarë do të thotë për konsumatorin shqiptar produkte mishi nga BE?
Përshëndetje! Është një lajm shumë i mirë që Kompania Neranxi, e cila ka 33 vite që operon me sukses në sektorin ushqimor, sjell tashmë edhe produkte mishi nga vendet e BE. Siguria ushqimore e mishit në Bashkimin Evropian rregullohet nga rregulla strikte për të garantuar shëndetin publik. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) luan një rol vendimtar, duke ekzaminuar çdo produkt të ri ushqimor, përpara se të hidhet në treg.
– A mund të dyshojmë për prezencë të hormoneve në këto produkte?
Absolutisht jo! Rregulloret evropiane ndalojnë përdorimin e hormoneve dhe kufizojnë ashpër antibiotikët në blegtori.
Për më tepër, gjurmueshmëria e mishit është e detyrueshme, që nga lindja deri në therje, për të garantuar origjinën dhe cilësinë.
Këto masa pasqyrojnë angazhimin e BE-së për ruajtjen e standardeve të larta të sigurisë ushqimore.
– Cilat parametra përdor EFSA për sigurinë e produkteve të mishit?
Janë disa parametra që për fat të keq nuk janë akoma në nivele të kënaqshme në Shqipëri, por Neranxi e kanë bërë tashmë konsumatorin shqiptar pjesë të BE me produktet cilësore që sjell.
EFSA përdor disa parametra shkencorë për të vlerësuar sigurinë e mishit të kultivuar, duke përfshirë:
Analiza toksikologjike: kontrollon për praninë e substancave toksike dhe ndotësve kimikë.
Vlerësimi nutricional: ekzaminon vetitë ushqyese dhe krahason produktin me ushqime të ngjashme tashmë në treg.
Studimet e sigurisë: Analizon të dhënat shkencore, duke përfshirë studimet laboratorike dhe kërkimet e publikuara.
Efektet në shëndetin e njeriut: vlerëson efektet e mundshme të dëmshme dhe alergjike për konsumatorët.
Këto kritere sigurojnë që vetëm produkte të sigurta mund të autorizohen për tregun evropian.
– Çfarë rrezikon konsumatori nga produktet e mishit të pakontrolluara nga këto parametra strikte siç i ka BE?
Rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut që lidhen me mishin e kultivuar përfshijnë:
Ndotja mikrobiologjike: me baktere si E. coli dhe Salmonella, kontaminimi mund të ndodhë.
Ndotës kimik: përdorimi i aditivëve dhe faktorëve të rritjes mund të sjellë substanca toksike dhe alergjenë, me efekte të mundshme kancerogjene.
Mutacionet qelizore: Përhapja e qelizave në bioreaktorë mund të përbëjë rreziqe të mutacioneve të pakontrolluara, duke ndikuar në metabolizmin e njeriut.
Alergjeniteti: Alergjenët e rinj mund të shfaqen gjatë procesit të kultivimit, duke rritur rrezikun e reaksioneve negative.
– Po produktet e mishit të çertifikuara nga EFSA çfarë kontrolleve iu nënshtrohen?
Kontrolli i lëndëve ushqyese: Mund të projektohet për të pasur një profil optimal ushqyes, me nivele të reduktuara të yndyrave të ngopura dhe nivele të rritura të yndyrave të shëndetshme, të tilla si omega 3.
Mungesa e antibiotikëve dhe hormoneve: prodhimi zhvillohet në mjedise të kontrolluara, duke reduktuar rrezikun e mbetjeve të antibiotikëve dhe hormoneve të rritjes.
Reduktimi i rreziqeve mikrobiologjike: prodhimi laboratorik zvogëlon rrezikun e kontaminimit nga patogjenët e pranishëm në mishin e kafshëve
Këto aspekte kontribuojnë në një zgjedhje më të sigurt dhe potencialisht më të shëndetshme të ushqimit.









