Përbërësit:
8 karçiof.
220 gr miell.
6 vezë.
100 g djathë grana padano të grirë.
400 ml qumësht.
250 rikotë.
80 gr bajame pluhur dhe 20g bajame kokërr.
100ml pana.
250 gr maskarpone.
100 gr gjalp.
1 thelbi hudhër.
Manxuranë, kripë dhe piper.
Përgatitja: shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet, rriheni në mikser sëbashku me miellin, vezët, qumështin, ujin e ftohtë dhe kripë, derisa të përfitoni një masë homogjene. Në një tigan të nxehur më parë 16 cm jo ngjitës, hidhni nga një garuzhde nga masa e përgatitur, dhe kështu me rradhë derisa të përftoni krepat. Lërini të ftohën, vendoseni çdo krepë në letra kuzhine në mënyrë që të mos ngjisin dhe vendosini në frigorifer në ngrirje. Kur të jeni gati për t’i përdorur, lërini të shkrihen, ndërkohë përgatisni mbushjen, pastroni dhe pritni karçofët dhe skuqini në zjarr të ulët për 15 min me gjalpë, hudhër dhe manxuranë. Përzieni 1/3 e rikotës, maskarponen, 70 gr djath padano, bajamet pluhur, kripë dhe piper. Vendosni krepat mbi njëra tjetrën duke i mbushur me kremin e përftuar. Lyeni të gjithë tortën- krepë me panën e përzier me bajamet kokërr dhe piqeni në 200 gradë për rreth 20 min.