Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Uji i kokosit, ideal për tu hidratuar në çdo stinë

Lëngu i kokosit jeshil, është një pije natyrale, e shkëlqyer për të plotësuar mineralet e humbura nga djersitja gjatë temperaturave të larta ose gjatë kohës kur ushtrohet aktivitet fizik.

Uji i kokosit është një lëng pothuajse transparent, i përftuar nga arra e kokosit e papjekur akoma mirë. Arra e kokosit gjendet në rajonet bregdetatare të zonave tropikale, në pjesë të ndryshme të botës, të tilla si Azia, India, Tajlanda, Brazili, Karaibet, Kosta Rika etj.  Uji i kokosit është ndryshe nga qumështi i kokosit, edhe pse janë marrë nga i njëjti frut, por në faza të ndryshme të pjekurisë. Uji në fakt është marrë nga arra e kokosit akoma e papjekur mirë e gjelbërt. Ndërsa qumështi i kokosit është përftuar nga shtypja e pulpës së kokosit, kur arra e kokosit ka arritur fazën e pjekurisë dhe ka marrë ngjyrën karakteristike kafe të errët. Rrjedhimisht edhe qumështi i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe fibra. Brenda një arre kokosi të gjelbërt, ju mund të gjeni nga 200 ml deri në një litër lëng, në varësi të madhësisë dhe fazes së  pjekjes së frutit. Shija e ujit të kokosit ndryshon sipas vendit të origjinës, llojit të tokës, klimës dhe distancës nga bregu. Pak i ëmbël, nëse është amtare në Amerikën Qendrore, Brazil dhe Kosta Rika, pak e kripur nëqoftëse vjen nga India.

 

 

Përbërja dhe energjia që përmban uji i kokosit

Uji i kokosit është i pasur me substanca ushqyese, të absorbuara nga pema direkt nga toka në të cilën ajo rritet. Kjo bën që të përmbajë kripëra minerale të dobishme për organizmin tonë, në veçanti kalium (600 mg për litër, dy herë më shumë se një banane), por edhe natrium, magnez, kalcium, fosfor, mangan, zink dhe hekur. Burim i vitaminës C dhe vitamina B, të gjendura me tepricë veçanërisht tek pulpa e arrës së kokosit. Uji i kokosit përmban proteina dhe aminoacide, ajo përmban enzima aktive që e bëjnë atë lehtësisht të tretshëm. Uji i kokosit ka përmbajtje të ulët kalorike (15 – 20 kcal për litër). Përmban sheqerna të thjeshtë, ndaj mund të konsumohet nga të gjithë, pa përjashtim. Në përgjithësi, sasia mesatare e konsumit të ujit të kokosit është rreth 350 ml në ditë, nuk kalon gjysmë litri.

Cilat janë përfitimet e ujit të kokosit

Një pije plotësisht natyrale, me shije të freskët dhe delikate, pa konservantë dhe aditivë. Një alternativë e shëndetshme e pijeve energjike të cilat nuk janë të rekomandueshme. E dobishme për të plotësuar elektrolitet e humbura nga djersitja veçanërisht në verë ose pas një aktiviteti sportive intensivë, duke parandaluar kështu dhimbjen e muskujve. Shumë freskues, uji i kokosit është i shkëlqyer për shuarjen e etjes dhe hidratimit nga i nxehti i verës fal fuqisë mineralizuese të saj. Një shtesë e vërtetë natyrale e cila vepron si pije energjike dhe si forcuese edhe në rast dobësie dhe lodhje. Fuqia hidratuese e ujit të kokosit:  ka efekte të shumta positive në trupin tonë. Së pari, është  stimulus  diuretik, me përfitime për veshkat, dhe lehtëson eliminimin e toksinave. Për këtë arsye, uji i kokosit mund të përdoret për të reduktuar mbajtjen e ujit nën dermë dhe për të luftuar celulitin. Fal përmbajtjes së tij në kripëra minerale, gjithashtu stimulon metabolizmin dhe lufton urinë nervoze, duke favorizuar kështu rënien në peshë. Prania e enzimeve bioaktive, e bën ujin e  kokosit një ilaç të shkëlqyer natyral për të lehtësuar tretjen apo lehtësimin e simptomave të aciditetit të stomakut, edhe pas mbingopjes. Përveç kësaj, ajo përmban fruto-oligosaharide, të cilat janë shumë të dobishme për florën e zorrëve, ku ndihmojnë  në rast të kapsllëkut dhe rregullimit të peristaltikës. Prania e substancave karminative, gjithashtu, neutralizon formimin e gazrave në zorrë. Hidratimi i përftuar në inde fal ujit të kokosit, e bën lëkurën më elastike dhe rrezatuese. Përmbajtja e kaliumit është e dobishme për të ulur presionin e gjakut. Përveç kësaj, rregullon qarkullimin e gjakut dhe promovon kolesterolin “e mirë” HDL. 

Kuriozitete mbi ujin e kokosit

Palma e kokosit është quajtur ndryshe  “Pema e Jetës”. Ekzistojnë shumë histori të cilat tregojnë për raste të mbijetuarve, të cilët janë ushqyer për disa javë vetëm me arrë kokosi deri në ardhjen e shpëtimtarëve.

Ku mund të gjeni ujë cilësor kokosi

Në Kompanin Neranxi mund të gjeni ujë kokosi të markës ‘Foco’, ose të kombinuar me fruta të tjera si: mango, ananas, guave dhe shegë.

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *