Mosha ndikon në prodhimin natyral të yndyrës në lëkurë, e cila është arsyeja kryesore për linjat e bukura, rrudhat dhe lëkurën e zbehur. Kini kujdes për lëkurën tuaj dhe bëni diçka për mungesën e yndyrës për ta mbajtur atë të ushqyer dhe të butë.
Disa vajra kanë efekte të forta anti-plakje, dhe ju mund t’i përdorni ato për të rigjeneruar, hidratuar dhe zbutur lëkurën tuaj. Ju paraqesim vajrat më të mirë natyralë që bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj.
1. Vaj Kokosi
Është një nga vajrat natyralë më të mirë që keni përdorur ndonjëherë. Vaji i kokosit parandalon plakjen e parakohshme, shenjat e krijuara nga mosha dhe rrudhat. Përdoreni atë si një alternativë natyrale si krem kundër diellit.
Shtoni 2 lugë vaj ekstra të virgjër kokosi në dietën tuaj për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me moshën dhe për të mbajtur shëndetin tuaj në nivelin optimal. Masazhoni lëkurën tuaj me vaj kokosit pas dushit.
2. Vaj Ulliri
Vaji i ullirit rigjeneron dhe zbut lëkurën. Vaj i ullirit është i pasur me acide yndyrore esenciale, minerale dhe vitamina A dhe E. Gjithashtu neutralizon radikalet e lira të cilat dëmtojnë lëkurën.
Masazhoni lëkurën tuaj me vaj ulliri të ngrohtë pas dushit për të stimuluar qarkullimin e gjakut.
3. Vaj Jojoba
Është një agjent i shkëlqyer kundër plakjes. Vaj jojoba është i mbushur me vitamina C dhe E. përdoret çdo ditë si vaj masazhues.
4. Vaj Argani
Është një nga vajrat absolutisht më të preferuar këto ditë. Vaji i arganit është nxjerrë nga një pemë që rritet vetëm në Marok. Përdoreni atë për të zvogëluar strijat e krijuara në lëkurë, duke zbutur lëkurën, reduktuar njollat dhe rrudhat.
Ky vaj i mrekullueshëm është i pasur me vitamina A dhe E. Pastroni lëkurën, dhe përkëdheleni veten me një masazh të këndshëm dhe qetësues përpara se të shkoni në shtrat. Merrni një lugë gjelle vaj argani çdo ditë, dhe trupi juaj do t’ju falenderojë.
5. Vaj bajame
Zvogëlon rrudhat dhe parandalon plakjen e parakohshme. Vitaminat E dhe K do të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj. Aplikoni disa pika të vajit të bajames të ngrohur paraprakisht në zonën nën sy për të larguar rrathët e zinj dhe rrudhat.
6. Vaj i farave të rrushit
Omega-3, Omega-6,Omega-9 janë acide yndyrore që e përbëjnë këtë vaj. Ka përqindje të lartë të vitaminës E që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të membranës qelizore. Ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe qarkullimin e gjakut. Lufton viruset dhe mikrobet. Përdorimi: Hidhni pak vaj në dorën tuaj dhe filloni ti bëni masazh lëkurës për 2 minuta. Për pjesët rreth syve lyeni mollëzat e gishtave dhe bëni masazh të lehtë. Ngroheni vajin në banjëmari për të bërë trajtim të ngrohtë për flokët. Ky veprim bëhet 1-2 herë në muaj dhe përshpejton rritjen e tyre.
7. Vaj avokado
Vaj i avokados është një nga kurat më të mira për lëkurën e thatë. Redukton shfaqjen e shenjave të para të plakjes. Është i pasur me vitamina E dhe A. Vaj i avokados është shumë i përdorur për të reduktuar problemet e lëkurës lidhur me moshën. Vaj i avokados përmirëson ngjyrën e lëkurës.
8. Vaj Makadamia
Vaji makademia përmban 60% acid oleik, 19% acid palmitoleik, 1-3% acid linoleik dhe 1-2% alfa acid linoleik. Disa varietete përmbajnë dhe omega 6 dhe omega 3. Është vaj i qëndrueshëm për shkak të përmbajtjes së ulët të yndyrave poliinsature.
Përdoret si hidratant për fytyrën. Për pjesën rreth syve për reduktimin dhe eliminimin e rudhave në këtë zonë. Pastrues për make-up. Përdoret për trupin pas dushit.
Për flokët: pasi kemi tharë kokën lyejmë duart dhe i bëjmë masazh flokëve në fund por jo pjesës së skalpit.
Këto vajra i gjeni të tek dyqanet e rrjetit Neranxi.