Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Vitamina D ju ndihmon të bini në peshë

Ne e dimë se sa e shëndetshme është vitamina D për shëndetin e kockave, por studime të shumta konfirmojnë se vitamina D ka edhe efekte të fuqishme në djegjen e yndyrës.

Vitamina D është shumë e rëndësishme për forcimin e kockave. Por jo vetëm. Studimet tregojnë se vitamina D ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta. Studime të shumta kanë treguar një lidhje midis nivelit të ulët të vitaminës D në gjak dhe një tendencë më të madhe të  mbipeshës. 

Pse? Para së gjithash vitamina D nxit prodhimin e leptinës, hormoni i ngopjes i cili ndalon dëshirën për më tepër ushqim. Përveç kësaj, niveli i ulët i substancave janë të lidhura me një funksion më të keq të insulinës, hormoni i përfshirë në metabolizmin e sheqerit, dhe një predispozitë për sindromës metabolike, një sëmundje që karakterizohet nga prania e yndyrës në zonën e barkut.

Ushqimet e pasura  me vitaminë D

Rreth 80% e sasisë së vitaminës D të nevojshme për trupin tonë na e jep dielli, ndërsa pjesa e mbetur prej 20% është e përfshirë në dietë, dhe nëse është e nevojshme, me shtesa. Për përfitimin e kësaj vitamine dhe efektin e saj në dobësim ju mund ti drejtoheni ushqimeve me origjinë shtazore si: vezët, produktet e qumështit dhe peshkut (sidomos harenge, ton, skumbri, aciuget, salmoni dhe peshku i eger). Tek ushqimet me origjinë bimore bëjnë pjesë kërpudhat, veçanërisht porcini, arrat, lajthitë, bajamet dhe perimet me gjethe jeshile dhe fasulet.

Të gjitha efektet dobësuese të vitaminës D

Në përmbledhje, ja se si vitamina D mund të ndihmojnë në rikthimin apo të ruani peshën që ju dëshironi:

Rregullon  prodhimin e leptinit, hormoni që jep ndjenjën e  ngopjes.

Përmirëson humorin dhe ul urinë nervoze.

Rrit  nivelin e testosteronit dhe tonifikon muskujt.

Zvogëlon citokinet, substanca përgjegjëse për inflamacion që rezultojnë në rritje të adipozës (qelizat e yndyrës).

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *