Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Zbuloni kurat natyrale për uljen e fryrjeve të barkut!

 

Shpesh fryrja e barkut vjen si pasojë e një disbiose intenstinale. Provoni të reduktoni fryrjet e barkut duke u kujdesur për traktin intestinal me fermente laktike, karbon bimorë dhe kura të tjera të cilat riekuilibrojnë aktivitetin e zorrëve.

Përveç ndjekjes së rregullave në ushqyerje, natyra na vjen në ndihmë me disa kura. Për largimin e fryrjeve, mund të jetë i dobishëm karboni aktiv bimorë, por vetëm për një periudhë të shkurtër pa e ekzagjeruar. Në rastin e disbiozës, për ekuilibrimin e florës së zorrëve konsumohen fermente laktike, por vetëm nën këshillën e mjekut, sipas gjëndjes. Një ndihmë e mirë janë edhe çajrat  kundër fryrjeve, të cilat mund të konsumohen gjatë ditës, larg vakteve, ose në mbrëmje pas darke. I shkëlqyer është çaji me finok, i cili ndihmon në reduktimin e fryrjeve intenstinale, duke eliminuar gazrat e formuar nga fermentimet. Lulet e mëllagës, anti-inflamator në organet e brëndshme. Lule melisa (bar blete) ka një efekt qetësues dhe ndihmon për të ulur tensionin nervor. Edhe  një çaj me bazë lule bliri, në mbrëmje para se të flini, është i shkëlqyer si qetësues dhe ul nivelet e stresit. Një tjetër kurë natyrale kundër fryrjeve adominale është edhe çaji jeshil, duke e konsumuar në mëngjes në vënd të kafes, por edhe gjatë ditës. Xhinxheri mund të jetë i përdorur për të luftuar mostretjen, rregullon tretjen dhe lufton fryrjet adominale.

Mund të përgatisni një infuzion me rrënjët e xhinxherit e cila ka veti karminative (anti-fryrje), të aftë për të larguar ajrin e formuar nga stomaku dhe zorrët. Kanella është e shkëlqyer në rast të problemeve tretëse dhe urisë nervore, të cilat kontribuoin në përkeqësimin adominal, mund të përgatitet si çaji së bashku me xhinxherin për ta ëmbëlsuar ose shtojeni në kafe. Në mesin e erëzave anti-fryrje e shkëlqyer është anise, farat e anisës janë anti-spasmatik dhe tretës. Arrë indi (arra moskat) përmirëson aktivitetin e zorrëve, shafrani stimulon tretjen dhe redukton fryrjet adominale.

Farat e kuminit  ndihmojnë proçesin e tretjes dhe ulin fryrjet. Së fundi, curry (kerri) ka përzierje erëzash që mund të ndihmojë të keni një bark të sheshtë. Në mesin e bimëve aromatike, përmendim i koprës ndihmon reduktimin e fryrjeve të barkut për shkak të vetive të saj diuretike dhe spastruese. Një tjetër kurë natyrale e  dobishme për të eliminuar gazin zorrëve dhe për të pastruar trupin është limoni, duke e pirë çdo mëngjes esëll me një gotë ujë.

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *