Të hash si një njeri shpellash, a mos është më e shëndetshme?
Frymëzuar nga historia e njerëzve parahistorikë, dieta paleolitike dhe varianti i saj vegan, janë bërë sot në modë. Le të shohim arsyen pse?
Çfarë është ushqimi Paleolitik?
E njohur me variante të ndryshme në dekadat e fundit nga disa hulumtues amerikanë, dieta paleolitike bazohet në një menu të frymëzuar nga epoka e gjuetisë dhe korrjes, që parapriu më vonë ardhjen e bujqësisë. Preferohet mish, peshk, perime, fara vajore dhe fruta, disa vajra të shtrydhura në proçes të ftohtë, mjaltë, erëza dhe bimë aromatike. Produktet e qumështit dhe sheqeri janë të përjashtuara. Drithërat e kultivuara eleminohen pothuajse plotësisht. Kjo sjell si rezultat një sasi më të lartë proteinash për konsum, se sa vlerat e rekomanduara të “Larn” (nivelet e rekomanduara të ushqyerjes). Është krijuar edhe dieta “paleovegane”, e cila është më pak hiperproteinike, e cila heq produktet shtazore, duke i zëvendësuar ato me fara vajore dhe lejon bishtajoret.
Keni ndonjë supozim shkencor?
Sipas Boyd Eaton, një nga nxitësit kryesorë të dietës paleolitike, 99.9% e gjeneve tona janë formuar para ardhjes së bujqësisë. Metabolizmi nuk do të përshtatej me llojin e dietës së qytetërimit të industrializuar dhe në veçanti drithërave te modifikuara dhe sheqerit. Futja masive në menu e këtyre përbërësve ka sjellë si rezultat sëmundje degjenerative dhe mbipeshë, gjë që po na shkatërron shëndetin çdo ditë.
Cilat sugjerime mund të jenë të dobishme?
Dieta paleolitike përfshin eliminimin e karbohidrateve dhe yndyrave të rafinuara, dhe promovon një gamë të gjërë të përbërësve të shëndetshëm, si frutat vajore (arrorët) dhe algat, shpesh të neglizhuara në regjimin tonë. Ajo gjithashtu sugjeron një përdorim të gjerë të perimeve, të cilat shfaqen me bollëk në të dyja rastet si gjatë vakteve dhe jashtë tyre. Por ajo ç’farë mund të na ndihmojë më shumë është aftësia për të thjeshtësuar vaktet e përditshme, duke privilegjuar ushqimet më pak të përpunuara, të freskëta, të fermave dhe sezonale të kultivuara sa më afër natyrës që të jetë e mundur. Të gjitha me shije fantastike. Duke shtuar në këtë strategji pak aktivitet fizik ditor dhe një ritëm të rregullt të jetës, kështu mund të kemi vetëm shëndet të mirë. Megjithatë, nuk duhet të harrohet se zgjedhja për të reduktuar në mënyrë drastike karbohidratet në favor të proteinave nuk përqafohet në botën shkencore. Anasjelltas, disa studime duket se tregojnë se një menu me përmbajtje të proteinave të moderuara është e lidhur me një jetëgjatësi më të lartë se dietat e hiperproteinave.
A ka indikacione të dobishme për patologji të veçanta?
Disa studime tregojnë se diabeti i tipit 2, që vjen nga ushqimi, përfiton nga një dietë e ngjashme me atë të ofruar nga dieta paleolitike, sidomos kur kombinohet me një ushtrim aerobik tre herë në javë. Prezantimi i karbohidrateve komplekse që rrjedhin nga kokrra të plota, si “pseudo drithërat”, si kinoa, amaranthi dhe zhardhokët, duket të jetë zgjidhja më e mirë.
Cilat janë recetat më të përdorshme?
Të shijshme, për shembull, janë ëmbëlsirat pa sheqer, të bëra me fruta të thata dhe arrorë, të tilla si rrushi, kumbulla, bajame, lajthi dhe arra, të copëtuara dhe të përziera së bashku, kështu mund të shijoni frutat e freskëta. Një burim tjetër frymëzimi janë produktet e qumështit bimor, të bëra me qumështin e frutave vajore, si arrorët, soja etj… Në fushën e perimeve, tharjes, marinimit dhe fermentimit, ju merrni aromat më intensive duke përjashtuar aditivët dhe marrjen e kripës. Alga transformohet në marinues të shijshëm, thjesht duke i njomur ato në ujë, pastaj duke i copëtuar dhe duke i bërë pjesë të recetave.