Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Zgjoni metabolizmin me këto lëvizje!

 

Me disa ndryshime në stërvitjeN tuaj të zakonshme, digjni më shumë kalori dhe merrni rezultate më të shpejta. Kështu, metabolizmi aktivizohet dhe ju nuk do ta humbisni rezultatet.

Të gjitha llojet e trajnimit, të cilat kryhen rregullisht dhe janë të lidhura me një dietë të përshtatshme, të çojnë në humbje peshe. Por ka një problem: pas pak kohe, trupi mësohet dhe ka tendencën të djegë më pak kalori dhe kjo mund të rrezikojë rezultatet e arrira. Çfarë duhet të bëni? Ja disa nga truket që ju  dërgojnë në rezultate më të shpejta. Kemi të bëjmë me disa lëvizje të thjeshta të cilat i shtohen aktivitetit të përditshëm fizik, të cilat bëjnë të mundur djegien e më shumë kalori në një kohë të shkurtër dhe riaktivizijonë metabolizmin.

Ecje me biçkletë (stërvitje intensive): kalorit e djegura: 500-700 në orë.

Pas pesë minutash nxehje në ritëm të ulët, filloni të alternoni 10 sekonda pedalim intensiv dhe 50 sekonda të ngadaltë, përsëriteni 5 herë, mund të alternoni 15 sekonda pedalim intensiv dhe 45 sekonda të ngadaltë, përsëriteni 5 herë, dhe 20 sekonda pedalim intensiv dhe 40 sekonda të ngadaltë, përsëriteni 5 herë.

Ecje: kalorit e djegura: 450-600 në orë.

Përfshini ndonjë ecje të shpejtë 20-30 minuta ose ecje normale, çdo 3 minuta, rriteni shpejtësinë për 30 sekonda (gjatë ecjes, provoni të vraponi).

Duke kërcyer në litar: kalorit e djegura: 600-800 në orë.

Nëse dëshironi  të rrisni intensitetin e ushtrimit, mundohuni të arrini 120 hedhje për minutë (2 për sekondë). Alternojini hedhjet e shpejta herë pas here me të ngadalta.

Kikboks: kalorit e djegura: 500-700 në orë.

Nëse dëshironi të mbani trupin në formë atëherë filloni të praktikoni kikboks, nuk duhet ti tejkalojë 30 sekonda për çdo 90 sekonda lëvizje ‘të rënda’.

Duke ngjitur shkallët: kalorit e djegura: 450-650 në orë.

Shkallët janë një ushtrim i mirë kardiovaskularë dhe tonifikues i të gjithë trupit. Mundohuni të arrini në 77 hapa për minutë, nëse dëshironi që të ketë më shumë efektivitet atëherë mbani në duar pesha të vogla (2-3 kg).

 

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *