Përshendetje! Unë jam Pastry Chef Arcangelo dhe ndodhemi në Kuzhinën e Familjes në Institutin Kulinar Neranxi. Sot do të gatuajmë një ëmbëlsirë me rastin e Shën Valentinin.
Përbërësit:
500 g çokollatë
600 ml qumësht
1200 ml pana 35%
200 ml kafe ekspres
15 g xhelatinë
Hedhim kafenë dhe panën në tigan dhe i ngrohim deri në zierje. Përbërjën e hedhim në çokollatë dhe bëjmë miksimin.
Shtojmë kollën e peshkut dhe e miksojmë përsëri. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë rrahim përgjysëm panën dhe e përziejmë me ganazhin.
Hedhim përbërjën në stampën Pavoni. E lëmë në ngrirje për 2-3 orë. I hedhim sprai të kuqe. Produktet mund t’i gjeni në të gjitha dyqanet ”Neranxi Organic Market”.









