Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
WhatsApp
Email
Print

Nutritional yeast ndihmon në uljen e kolesterolit e nxitjen e sistemit imunitar

Ka një shije umami dhe ndihmon në uljen e kolesterolit, në nxitjen e sistemit imunitar etj. Studimet kanë treguar se vetitë ushqyese që përmbajnë variojnë nga ulja e kolesterolit deri tek mbrojta ndaj dëmtimit celular që çon në sëmundje. Majaja Ushqyese është një version joaktiv i fortifikuar me vitaminë B12, kjo tregon se nuk mund ta përdorni për bukën apo birrën. Ka një ngjyrë të verdhë të zbehtë. Ushqyesit që përmban i shkojnë çdo lloj diete dhe stil të ngrëni. Është natyralisht e ulët në natrium, kalori, është pa yndyrë, pa gluten, pa sheqer dhe është vegane. Ajo është e pasur në proteina. Nutritional Yeast përmban të 9 llojet e aminoacideve esenciale të cilat duhet ti përftoni nga ushqimi, gjithashtu është një burim i lartë proteinash bimore. E fortifikuar me vitaminë B12. Një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit që ndjekin një dietë vegane, të cilat përjashtojnë produktet shtazore, është që të marrin mjaftueshëm vitaminë B12. Kjo vitaminë është esenciale për të mbajtur gjakun dhe nervat e qelizave të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon ADN dhe parandalon aneminë megaloblastike, një kondicion i gjakut që ju bën të ndiheni të dobët dhe të lodhur. Ajo përmban gjurmë mineralesh si zinku, seleni, manganezi të cilat janë përfshirë në rregullimin e gjeneve, metabolizmin, rritjen dhe imunitetin. Me vetëm 2 lugë çaji nutritional yeast ju përftoni 313% të normës ditore me vitaminë B12. Ky produkt përdoret si shtesë ushqimore për të pasuruar dietën me proteina dhe vitaminë B12. Ka shijen e Djathit Parmigiano dhe shpesh përdoret si një alternativë vegane për djathin ose si shtesë e pasuruar në pjatat, salca, sallata, patate të skuqura dhe shumë pjata të tjera. Ajo shitet ne versionin flakes, dhe e gjeni në çdo dyqan Neranxi Organic Market në paketim 50g

Lini nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *