Me siguri shumë prej jush janë gjendur para një dileme të madhe në momentin që keni patur uri; a është uri psikologjike apo reale?
Shumica e njerëzve nuk mund ta bëjnë dot dallimin midis të dyjave.
Unë jam Alkend Çuko, i diplomuar në Shkencat Ushqimore dhe do ju shpjegoj ndryshimin si dhe më pas do ju jap disa sugjerime për disa snack të.shëndetshëm tek dyqanet Neranxi.
Uria psikologjike është e papritur.
Uria e vërtetë është graduale.
Uria psikologjike ka të bëjë me ushqime specifike.
Uria e vërtetë do të thotë që jeni të hapur ndaj ushqimeve të ndryshme (mund të keni edhe preferenca).
Uria psikologjike është urgjente. Do të ndiheni sikur duhet të hani tani ose do të vdisni.
Uria e vërtetë nuk është e ngutshme.Mund ta vononi pak ushqimin pa shumë sakrifica.
Uria psikologjike përfshin shkaktarë emocionalë ose mjedisorë.
Uria e vërtetë nuk përfshin një shkak.
Uria psikologjike do të thotë që hani më shumë seç keni nevojë.
Uria e vërtetë do të thotë që ju e dini kur të ndaloni.
Kur keni kriza të urisë nervore apo psikologjike, shpesh orët e gjata pa ngrënë ose fasting, janë mënyra më e mirë për të stërvitur trupin tuaj për të njohur ndryshimin midis të dyjave.
Asnjëherë mos hani menjëherë kur ndiheni të uritur. Jepini vetes të paktën 20-30 minuta para se të hani. Nëse nuk është uri e vërtetë, do të kalojë lehtësisht.
Snack super të shëndetshëm gjeni në çdo dyqan Neranxi.









