Në verë, nga temperaturat e larta, ne humbasim disa kripëra minerale bashkë me djersën, kështu që mënyra se si ti rintegrojmë ato nëpërmjet ushqimit, merr rëndësi të veçantë. Magnezi dhe Potasi janë dy minerale shumë të rëndësishme por para se t’ju tregoj ushqimet të cilat i përmbajnë ato me shumicë, në fillim do ju spjegoj:
Për çfarë shërbejnë magnezi dhe potasi në trupin tonë?
Trupi ynë ka nevojë për shumë lëndë ushqyese, në veçanti vitamina dhe kripëra minerale, të tilla si kalciumi, vitamina D, hekuri dhe në veçanti magnezi dhe potasi ose kaliumi.
Magnezi është një mineral që luan shumë role vendimtare në trup, si p.sh. mbështetja e funksionit të muskujve dhe nervave dhe prodhimi i energjisë, por edhe i hormoneve që janë thelbësore për shëndetin e kockave.
Kaliumi është gjithashtu një mineral, i cili ndihmon në kontrollin e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe funksionimin e duhur të muskujve të zemrës, veshkave, punës së muskujve dhe sistemit nervor.
Me pak fjalë, të dyja janë thelbësore për shëndetin tonë.
Çfarë ndodh nëse kemi mungesë të magnezit dhe potasit?

Nivelet e ulëta kronike të magnezit mund të rrisin rrezikun e hipertensionit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe osteoporozës.
Përsa i përket mungesës së potasit (hipokalemia), mund të ketë shumë arsye, por ato në përgjithësi tregojnë praninë e një problemi më të gjerë shëndetësor. Mungesa mund të shkaktojë simptoma, të tilla si dobësi, lodhje, ngërçe ose spazma muskulore, kapsllëk dhe aritmi.
Sportistët profesionistë, për shembull, duhet të marrin kalium dhe kripëra të tjera minerale dhe vitamina pas stërvitjes intensive ose garave, sepse sforcimi fizik dhe djersitja bëjnë të humbasin shumë kalium.
Ushqimet e pasura me magnez dhe potas
Magnezi gjendet me bollëk tek arrat,
farat, veçanërisht farat e kungujve ose chia, drithërat e plota, fasulet dhe bishtajoret, qumështi dhe qumështi i sojës, kosi, çokollata.
Potasi gjendet në sasi të mëdha në:
Kajsitë e thata, kumbullat e thata, rrushi i thatë, thjerrëzat, fasulet, soja, arrat, qumështi dhe kosi.
I gjeni tek dyqanet Neranxi









