Me siguri shumica prej jush keni pyetur veten se si ka mundësi që nuk e teproni me ushqimin, madje tregoni shumë kujdes por përsëri nuk arrini të humbisni peshë, madje edhe mund të jeni duke shtuar peshë në mënyrë absurde.
Atëherë duhet të kontrolloni insulinën se me siguri ajo shkon shumë lart dy orë pas ushqimit duke bërë bllokimin e largimit të dhjamit nga trupi juaj dhe akumulimin e mëtejshëm të tij.
Problemi bëhet akoma më serioz sepse me kalimin e kohës, një nivel i lartë i glukozës në gjak çon në sheqer të lartë në gjak, i cili krijon dëme të konsiderueshme dhe mund të çojë në diabet.
Çfarë bëhet në këto raste?
Është thelbësore të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. dhe kjo mund të bëhet shumë mirë duke zgjedhur ushqime me indeks të ulët glicemik të cilat kanë një ndikim të moderuar në përgjigjen e insulinës në trup.

Le t’i zbulojmë se cilat janë ato.
Më poshtë po paraqesim listën e ushqimeve kryesore me indeks të ulët glicemik të cilave duhet t’u jepet përparësi në dietën tuaj ditore.
Konsumoni bishtajore duke zgjedhur sidomos bizelet dhe fasulet të cilat në dyqanet Neranxi i gjeni në disa varieteteve dhe të gjitha bio dhe super cilësi.
Arrat janë një zgjedhje shumë e mirë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak për yndyrnat e mirë që kanë.
Mjalti është një zgjedhje e duhur dhe për këtë mjaltë ne garantojmë për super cilësinë që ka. Çfarë mjalti shitet lart e poshtë mund të mos e garantojë stabilitetin e sheqerit në gjak sepse cilësia është e dyshimtë, ndërsa ky mjaltë është zgjedhja e duhur.
Nuk ka nevojë të heqësh dorë nga karbohidratet nëse ke pik insulinik. Mjafton të bësh zgjedhjen e duhur. Ju mund të përdorni bukë dhe pica të gatuara më miell integral si dhe makarona integrale dhe oriz integral. Ndër të tjera, është e rëndësishme të nënvizohet se gatimi al dente i makaronave dhe orizit, e mban më të ulët indeksin glicemik të këtyre ushqimeve.
Për mëngjes, një kombinim i shkëlqyer është ai i tërshërës, çerealeve integrale me frutat e thata dhe të freskëta.
Megjithatë, një sqarim është i domosdoshëm: përtej indeksit glicemik të ushqimit individual, ajo që është edhe më e rëndësishme për t’u kushtuar vëmendje është kombinimi i duhur i ushqimeve të ndryshme së bashku.
Një vakt i ekuilibruar, i cili është në gjendje të ofrojë një përgjigje të shkëlqyer hormonale dhe të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, përbëhet gjithmonë nga fibra, proteina dhe yndyrna, të kombinuara me karbohidrate.
Për të shmangur mbingarkimin e punës në nivelin e pankreasit, është mirë që vaktin ta filloni gjithmonë me disa fibra, duke vazhduar me drithëra, proteina dhe yndyrna të mira.
Te gjitha keto produkte ne cilesine maksimale i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market.









