Gjithkush pëlqen të jetë në formë, mos të ketë kile të tepërta. Për të arritur atë që duam duhet të ndjekim dieta të gjata të lodhshme apo dhe aktivitete të ndryshme të cilat na ndikojnë në peshën tonë. Nëse keni nevojë për pak inspirim sepse nuk mundeni më hidhini një sy këtyre personazheve të njohur që janë transformuar në pak kohë:
Jona Hill: Kur është fjala për transformimet e trupit, asnjëri nuk ka qenë aq drastik sa aktori Jonah Hill, i cili pothuajse nuk njihet në filmin e fundit në Netflix ku luan krah Emma Stone. Roli i parë kryesor i tij ishte në Superbad në moshën 22 vjeçare ku ai thotë : ” Isha duke jetuar si një djalë i ri si të gjithë, duke pirë birrë dhe duke ngrënë pizza”. Hill fillimisht u dobësua në 2011 ku luajti në filmin “Moneyball” por vitet e fundit, pesha e tij u rrit sërisht deri sa më pas ai u ndoq nga Channing Tatum për peshën dhe ushqimin.
Khloe Kardashian: Khloe është një “kafshë në palestër” dhe transformimi i pabesueshëm ka ardhur pikërisht nga ajo. Ajo ka thënë në një intervistë se gjithnjë është ndjerë keq kur e krahasonin me motrat e saj. Pas shkatërrimit të marrëdhënies së saj me Lamar Odom në vitin 2013, Khloe filloi të stërvitej shumë dhe humbi 15kg. Që nga ajo ditë trupi i saj është gjithnjë në formë.
Sam Smith: Kur këngëtari britanik Sam Smith shpërthye në skenën muzikore në vitin 2012, ai nuk ishte i njohur një fizik shumë të palestruar por normalisht [ër talentin që kishte në muzikë. “Kur unë po xhironja videot e mia të para muzikore,” tha Smith në intervistën me Revistën V, “Unë thjesht nuk isha i kënaqur me mënyrën se si e shihja trupin, kështu që përpiqesha të kontrolloj mënyrën e lëvizjes në kamera”. Ai po punonte me një terapist ushqimor që i jepte një dietë ta caktuar dhe pati një humbje peshe të madhe. “Kam takuar një grua që ka ndryshuar plotësisht jetën time”, shkroi ai në një status në Instagram në 2017. “Amelia Freer më ka ndihmuar të humbasë menjëherë[6.3kg] në dy javë dhe ka transformuar tërësisht marrëdhënien time me ushqimin …
Linda Halimi: këngëtarja nga Kosova e cila na rrëmbeu zemrat me pjesëmarrjen në Top Fest dhe më pas më këngët e tjera…Ajo vite më vonë në bëri krenar për daljen e saj në The Voice në Amerikë dhe pikërisht aty foli për herë të parë dhe për humbjen e madhe të peshës. Gjatë klipit prezantues Linda, tregon se ajo më parë ka qenë një vajzë që vuante nga kilogramët e tepërta. Për këtë kompeticion asaj i është dashur të humbasë mbi 68 kilogramë, falë dietave dhe ushtrimeve fizike.